GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pësoi infarkt duke drejtuar makinën, ndërron jetë në spital shoferi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pësoi infarkt duke drejtuar makinën, ndërron jetë në spital shoferi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip Volksëagen, i cili pësoi infarkt në timon gjatë drejtimit të makinës dhe u përplas me një Benz.

Ai u dërgua në spital, por nuk arriti që të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulevardin ‘Republika’ në Korçë.

Në një prononcim për mediat në vendin e aksidentit, Zëvendës Drejtori i Rendit në DVP Korçë, Bedri Hasanaj, ka ofruar informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulevardin “Republika”.

Hasanaj ka sqaruar se rreth orës 9:50, dy automjet; një Volkswagen dhe një Mercedes Benz, janë përplasur në këtë zonë. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i Volkswagen-it, Julian Tusho, ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është devijuar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me automjetin Benz, i cili ishte ndalur plotësisht.

“Drejtuesi i Volkswagen-it ka pësuar një infarkt miokardi dhe ka humbur kontrollin e mjetit, çka ka çuar në përplasjen fatale. Pas aksidentit, është marrë masa për transportimin e tij në urgjencë, por ai ka ndërruar jetë në spital,” tha Hasanaj.

Ai gjithashtu konfirmoi se, sipas informacionit paraprak, drejtuesi i Mercedes Benz nuk kishte konsumuar alkool dhe aksidenti ishte shkaktuar nga problemi shëndetësor i drejtuesit të Volkswagen-it. Policia rrugore ka marrë masat e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën në vendngjarje.

Hasanaj përmendi se ka pasur pak panik tek qytetarët, por ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit ka ndihmuar në qetësimin e situatës dhe në sigurimin e zonës për të lehtësuar hetimet dhe ndihmën për të prekurit.

 

 

Etiketa: infarktKorçëMakine

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Hapet sesioni i ri parlamentar, Begaj ka një apel për deputetët: Duhet dialog…

Hapet sesioni i ri parlamentar, Begaj ka një apel për deputetët: Duhet dialog...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com