GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pëson rënie krahasuar me tre muaj më parë, shkalla e papunësisë në Kosovë 25.8 për qind

08:01 - 06/10/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pëson rënie krahasuar me tre muaj më parë, shkalla e papunësisë në Kosovë 25.8 për qind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Kosovë, në tremujorin e parë 2021 shkalla e papunësisë është 25.8 për qind. Krahasuar me tre muajt paraprak, ka një rënie të papunësisë gjatë këtyre tre muajve. Papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7 për qind krahasuar me meshkujt me 24.2 për qind. Kurse, shkalla e papunësisë në tre muajt e fundit të 2020 ishte 27 për qind.

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e parë 2021 është 29.3 për qind, ku punësimi me i lartë është te meshkujt 42.8 për qind, ndërsa te femrat 15.9 për qind, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor me 53 për qind, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1 për qind të tyre.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8 për qind, prodhimi me 12.4 për qind, arsimi me 11.1 për qind dhe ndërtimtaria me 9.4 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56 për qind kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2021, shkalla e papunësisë është 25.8 për qind. Krahasuar me tre muajt paraprak, ka një rënie të papunësisë gjatë këtyre tre muajve. Shkalla e papunësisë në tre muajt e fundit të 2020 në Kosovë ishte 27 për qind.. Papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7 për qind krahasuar me meshkujt me 24.2 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6 për qind.

“Bazuar në tremujorin e parë të AFP-në e vitit 2021, 30.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç) me 5.8 pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë (48.6%) dhe shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.5 %) krahasuar me meshkujt (46.1%)”.

Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 për qind krahasuar me meshkujt me 43.5 për qind. Sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

“Bazuar në tremujorin e parë të AFP-në e vitit 2021, 30.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç) me 5.8 pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së re është e papunë (48.6%) dhe shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (53.5 %) krahasuar me meshkujt (46.1%)”.

Sipas ASK të intervistuarit e papunë janë pyetur për sa kohë janë të papunë. Një numër i madh (67.6%) i te papunëve raportuan se janë të papunë për më gjatë se 12 muaj. Janë vërejtur dallime gjinore me 1.7 pikë diference midis meshkujve dhe femrave (67.0% e meshkujve dhe 68.7% e femrave). Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5 për qind.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021, nga popullsia e përgjithshme e përllogaritur prej 1,798,188, popullsia e përgjithshme në moshë pune (15 deri 64 vjeç) ishte 1,225,729 persona. 39.5% e personave në moshë pune merrnin pjesë në fuqinë punëtore (ekonomikisht aktivë). Kjo do të thotë se ata ishin ose të punësuar ose të papunë (por aktivë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për punë). Pjesa tjetër prej 60.5% ishin ekonomikisht joaktivë (Grafi. 4.1). Personat ekonomikisht joaktivë përfshijnë studentët, amviset, punonjësit e dekurajuar dhe persona të tjerë, të cilët nuk ishin aktivë në kërkim të një pune dhe kjo kategori shqyrtohet më hollësisht në kapitullin e ardhshëm”.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rritja e çmimeve që pritet të sjellë krizë, “zgjohen” qytetarët. Protestojnë para Kryeministrisë në orën 17:00

Rritja e çmimeve që pritet të sjellë krizë, "zgjohen" qytetarët. Protestojnë para Kryeministrisë në orën 17:00

TË FUNDIT

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com