GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Petkoviç akuzon Kosovën se i “mbolli” armët gjatë operacionit në veri

12:26 - 24/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Asosacioni, Petkoviç reagon për komentet në lidhje me këtë temë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.

Në një konferencë për media, Petkoviç ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.

Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të armëve në rrjetin social, Facebook.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia, përmes grupeve dhe organizatave të tilla, synon të destabilizojë vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Sipas Petkoviçit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.

“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t’i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t’i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t’i gjejnë dhe akuzojnë serbët”, ka thënë Petkoviç.

Petkoviç ka thënë, po ashtu, se makinës, në të cilën janë gjetur armët, i ka skaduar targa më 2020.

Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme. Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit.

Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve.

 

 

 

Etiketa: ArmeKosovePetkovic

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Kapen me armë e drogë, arrestohet daja me nipin/ Emrat

Kapen me armë e drogë, arrestohet daja me nipin/ Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com