GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Petkoviç: Kurti do të shkatërrojë paqen e stabilitetin në rajon

17:31 - 22/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë: Problemet që ngritëm në dialogun me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po angazhohet për destabilizim të situatës në Kosovë.

Serbët në veri në Kosovës, për të tretën ditë me radhë, janë duke bllokuar vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, të kenë targa të përkohshme gjatë vozitjes në Kosovë.

Petkoviç tha se Kurti, me veprimet e tij, “dëshiron të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Si planifikon të negociojë Kurti kur te njerëz duarthatë shkon me automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës?” thuhet në deklaratën që ka lëshuar zyra e Petkoviçit.

Sipas deklaratës, kompromisi mund të arrihet me bisedime, por “jo me politikë të dhunshme dhe agresive të Prishtinës”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se protestat e serbëve në Jarinjë dhe Bërnjak, “nuk janë veprim i njëanshëm, por reagim ndaj veprimeve të paligjshme të Prishtinës, e cila që 3.077 ditë shkel hapur Marrëveshjen e Brukselit, dhe tani do që ta ndalojë jetën në veri”.

Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Ai po ashtu ka kërkuar nga kryetarët e katër komunave në veri – Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut”, që t’i heqin kamionët që kanë bllokuar vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në vendkalimet kufitare ku zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe, është vendosur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Vendimi për targat ka nisur së zbatuari nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator. /REL

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Shqiptari i papunë në Itali kapet me drogë, vendi se ku e fshihte do t’iu habisë

Shqiptari i papunë në Itali kapet me drogë, vendi se ku e fshihte do t’iu habisë

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com