GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Petrit Vasili kundër amendamenteve të propozuara nga PD

20:41 - 19/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Petrit Vasili kundër amendamenteve të propozuara nga PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD dhe LSI nuk bashkërendohen për qëndrimet e tyre politike dhe ky është një fakt tashmë. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi në një intervistë për mediat se partia e tij nuk ka marrë asnjë dokument apo propozim nga kryedemokrati Lulzim Basha sa i takon tre amendamenteve në lidhje me “Zgjedhoren”, “Territorialen” dhe vettingun e politikanëve.

Pakënaqësia e LSI vjen edhe me faktin se PD ka kërkuar që ata të hetohen nga SPAK, strukturë e cila sipas Vasilit, nuk është as 1/4 e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“SPAK nuk ekziston por është vendosur në krahun e kapjes së shtetit. Afera e teatrit nuk lëviz asgjë. Çështja e Beçhettit ulërin. Çështja e Astirit nuk kurseu as SHBA. SPAK nuk është as ¼ e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lamë pas. Nuk e kemi diskutuar me PD. Nuk kemi pasur as komunikim as diskutim. Janë nismat e saj, nuk jemi informuar. Nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje. Për çështje të tjera nuk ka pas. Çdo votë e LSI do jetë sipas identitetit tonë politik. Nuk lidhet me rreshtime. PD zgjodhi të mos e votojë vettingun ndërsa ne e kemi votuar” – u shpreh Vasili.

Nërsa për reformën territoriale, Vasili theksoi se është i habitur me propozimet e PD, duke kujtuar kohën kur ajo kundërshtoi reformën e mbështetur nga LSI. 

“As propozimet për reformën territoriale, jam shumë i habitur. Është lutur PD të japë kontributin e saj. Ne si LSI kërkuam reformë gjithëpërfshirëse, por PD kundërshtoi në mënyrë të habitshme”, deklaroi ai.

Vasili komentoi edhe konfliktin e brendshëm në PD, mes Bashës dhe Berishës. Ai nuk dha një krah se kë mbështet mes të dyve, por qëndrimi i tij u lexua hapur me qëndrimin pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, nismë kjo e ish-kryedemokratit Sali Berisha.

Etiketa: amendamentetkunderPDPetrit Vasili

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
U propozua për “Oscar”, filmi shqiptar “Zgjoi” vjen edhe në Cineplexx, dalin datat

U propozua për “Oscar”, filmi shqiptar “Zgjoi” vjen edhe në Cineplexx, dalin datat

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com