GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Petulla” me miellin e BE

15:25 - 31/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Petulla” me miellin e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europian. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometër (vjeshtë 2024), në Shqipëri, 81% e qytetarëve tregojnë besim ndaj BE-së dhe 83% besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë pozitive.

Mbështetja është shumë më e lartë se vendet e tjera si Mali i Zi (75%), Kosova (70%), Maqedonia e Veriut dhe Bosnja (secila 56%) dhe më e ulëta në Serbi, me vetëm 38%.

Mbështetja e lartë për BE-në në Shqipëri reflekton disa faktorë si faktin që anëtarësimi në BE shihet si një rrugë drejt standardeve më të larta demokratike dhe të drejtësisë.

Shumë shqiptarë besojnë se bashkimi me BE-në do të sjellë investime, punësim, përmirësime në shërbimet publike dhe një standard më të lartë të jetesës.

Në kahun tjetër, ky besim reflekton mungesën e besimit, apo paaftësinë e qeverive të pas ’90-s për të përmirësuar e për të zhvilluar vendin, që edhe sot është ndër më të varfrit e Europës dhe ndër më të korruptuarit, sipas indekseve të “Transparency International”.

Ndonëse BE, në dekadën e fundit, duhet pranuar që nuk ka pasur oreks të madh për zgjerim, shanset për Shqipërinë nuk kanë munguar, në kuadër të planeve rajonale për zhvillim ekonomik.

Por sa i kemi shfrytëzuar ato?! Të dhënat nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për 2020-2024 tregojnë se Shqipëria ka tërhequr projekte me vlerë investimi rreth 600 milionë euro, shumë të ulëta në krahasim me Serbinë (2.5 miliardë euro), apo Bosnjë-Hercegovinën (2 miliardë euro).

Edhe nga këto projekte, ka nga ato që janë zvarritur pa fund, si bypass i Tiranës (me vlerë mbi 200 milionë euro), që ende nuk dihet se kur do të bëhet.

Ky ishte i vetmi projekt rrugor në kuadër të Korridorit 8 dhe Korridorit Blu, teksa segmentet e tjera rrugore qeveria preferoi t’i zhvillonte me formën e projekteve të Partneritetit Publik-Privat (PPP), me kosto për kilometër që po rezultojnë shumë më të larta se projektet që vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë nëpërmjet WBIF.

Projektet që Shqipëria po përfiton aktualisht janë kryesisht në fushën e hekurudhës, ku sërish vonesat nuk kanë munguar (hekurudha Tiranë-Durrës), po zgjasin më shumë sesa tre vjet dhe nuk kanë ende një afat të saktë kur do të përfundojnë.

Projektet e IPARD (Instrumenti për Përmirësimin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural), një instrument financiar i BE-së, i destinuar për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, që synojnë të përmirësojnë sektorin rural dhe bujqësinë, janë një tjetër shans i humbur.

Projekti u pezullua nga Bashkimi Europian për shkak të rasteve korruptive, duke e lënë bujqësinë pa financim, duke detyruar qeverinë që të krijojë një linjë financimi të posaçme nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Për vitet 2023-2027, nga ky projekt do të financoheshin rreth 100 milionë euro për bujqësinë.

Tashmë, Shqipëria është pjesë e planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që ofron 6 miliardë euro ndihmë financiare shtesë për të mbështetur reformat socio-ekonomike dhe themelore, si dhe investimet përkatëse.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Mos prisni që ky plan të bëjë mrekulli.

Së pari, shuma në vetvete nuk është e lartë. P.sh., shpenzimet kapitale të qeverisë nga buxheti tashmë i kanë arritur 1 miliard euro në vit. Nga ana tjetër, vetëm 30% e saj janë grante, ndërsa pjesa tjetër investim, pra kredi, që Shqipëria, me treguesin e përmirësuar të borxhit publik (rreth 54% e PBB-së) mund ta marrë kudo.

Të ndara në vit, këto grante nuk i kalojnë 80-100 milionë euro, po aq sa është dhe shuma që marrim sot nga IPA (Instrumenti për Asistencë para-Anëtarësimit) një mjet financiar i BE-së që synon të ndihmojë vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate në përgatitjen për anëtarësim.

Së dyti, këto para do të jepen në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat. Pagesat kushtëzohen me arritjen e reformave të specifikuara në Agjendat e Reformave të përgatitura nga secili përfitues.

Këto reforma, në fakt janë shumë më të rëndësishme sesa grantet apo financimet që mund të marrim nga BE-ja.

Përpara se të presë nga të tjerët, Shqipëria duhet të ketë vullnetin të rregullojë shtëpinë nga brenda, si lufta kundër korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, modernizimi i administratës publike dhe përmirësimi i transparencës në sektorin publik, krijimi i një mjedis biznesi me rregulla loje të qarta.

Vetëm duke adresuar këto çështje të brendshme, Shqipëria do të arrijë të demonstrojë se vendi është gati të përqafojë normat europiane dhe të kontribuojë në një integrim europian të suksesshëm. Ky është shansi i vërtetë i Shqipërisë. /Monitor

Etiketa: BEmiellpetulla

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina dhe disa të plagosur

Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, përplasen 9 makina dhe disa të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com