GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Pezullimi i Enkeleda Kapedani, Metani: Shkelje shumë e rëndë disiplinore

16:27 - 07/06/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i Enkeleda Kapedani, Metani: Shkelje shumë e rëndë disiplinore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, ndërsa i kërkoi ILD-së kryerjen e hetimeve të mëtejshme për shkeljen disiplinore që i atribuohet magjistrates.

Në seancën e sotme dëgjimorë zhvilluar në KLGJ, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh se gjyqtari duhet të transmetojë drejtësi, besueshmëri, etikë të lartë e integritet në dhënien e një vendimi gjyqësor.

Metani nënvizoi se “gjyqtari” duhet të ruajë dhe zbatojë standarde të larta të sjelljes dhe duhet t’i respektojë personalisht këto standarde, si gjatë ushtrimit të detyrës ashtu edhe në jetën private.

Bazuar në konkludimet e hetimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor, pezullimin nga detyra të magjistrates Kapedani, deri në përfundimin e procedimit disiplinor dhe masën disiplinore “Shkarkim nga detyra” të parashikuar nga neni 111 i Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, neni 103, paragrafi 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shkelje te Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 171, datë 22.04.2021: Seksionit “C” “Parimi i integritetit”, shkronja “a” dhe “b”, Seksioni “Ç” “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, pika 9, shkronja “c”.

“Nga hetimi disiplinor provohet, se nga ana e magjistrates Enkeleda Kapedani janë kryer sjellje në kundërshtim me parimet e integritetit të magjistratit dhe parimit të sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje, të parashikuara në Kodin e Etikës Gjyqësore. Sjelljet dhe veprimet e magjistrates të kryera jashtë ushtrimit të detyrës, por edhe në ambientet e ushtrimit të detyrës, diskretitojnë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe dëmtojnë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, duke u parashikuar si shkelje shumë e rëndë disiplinore”, ka thënë Metani.

Kujtojmë se KLGJ  e nisi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares pas publikimit të disa videove të saj në platformën TikTok. Në seancën e sotme dëgjimore, Kapedani kërkoi ndjesë, por theksoi se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore.

“Shpresoj që zëri im të dëgjohet, do e nis me një ndjesë publike. Po gjykohem për veshjen, pamjen apo shijen muzikore,” ka thënë  gjyqtarja.

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Gara në PD, Kadilli intervistë për “VOA”: Partia të mos jetë më ajo që trashëgojmë nga Berisha apo Basha

Gara në PD, Kadilli intervistë për “VOA”: Partia të mos jetë më ajo që trashëgojmë nga Berisha apo Basha

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com