GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pezullimi i mjeteve lundruese/ Pronarët në protestë: Policia thotë…

11:53 - 07/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i mjeteve lundruese/ Pronarët në protestë: Policia thotë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është dita e dytë që pronarët e mjeteve lundruese kanë dalë në protestën, kundër vendimit të  drejtorit të  Policisë,  Gledis Nanos, për pezullimin e tyre. Ashtu sikur një ditë më parë ata kërkojnë që mos të paralizohen të gjithë fajin e disa pronarëve që mbanin skafet dhe mjetet e tjera lundruese pa leje. Disa prej tyre kanë dalë në protestë me dokumente në duar, ku tregojnë se kanë marrë leje, kanë kryer kontrollet e duhura dhe janë komfort ligjit. Një nga protestuesit tha se qeveria po e bënë këtë për propagandë, pasi edhe policët nuk po dinë si të veprojnë, por bien në kundërshtim. Ai theksoi më tutje se policia nuk iu jep asnjë sqarim se çfarë do të  ndodh më tej por iu thonë se kanë marrë urdhër nga lart.

“Në radhë të parë ngushëllime familjes që i ka ndodhur tragjedia, kam 14 vite që punoj në Velipojë, veç hajrin na ka parë policia dhe jo sherrin, kemi shpëtuar dhjetra jetë njerëzish. Ne kërkojmë një përgjigje, ne jemi penalizuar, dhe përgjigja nga policia nuk vjen. Nuk ka asnjë vendim me shkresë, ‘jo kam marrë urdhër nga lart, jo se më ka thënë i madhi, jo se më ka thënë i vogli’. Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, edhe pse nuk na kanë dhënë asnjë shkresë ‘na thonë prit, prit, prit’. Asnjë incident nuk kemi pasur në këto 14 vite. Dikujt ia kemi dhënë edhe pa patentë, por asnjë incident nuk ka pasur. Ka raste që kemi shpëtuar qytetarë, sepse policia vetë nuk ka pasur skafe”, shprehet Alban Frroku, pronari i 4 mjeteve të ujit në Velipojë.

‘Mbas ngjarjes që ndodhi, jemi shumë të mërzitur, na vjen keq se jemi familjarë dhe vetë. Policia kufitare na tha që nuk mund ti nxjerrim më motorët në ujë, dhe kaq, ndaj ju jemi drejtuar edhe juve. Dikush i ka këto mjete edhe për të ngrënë bukë, dikush tjetër i ka për qejf. Dokumentet i kemi paguar në Durrës,  kjo ka ndodhur dhe në një fatkeqësi që ka ndodhur më parë, por tashmë nuk gjejmë zgjidhje’, shprehet pronari i disa motorëve të ujit. Nga ky vendim janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete vetëm në Velipojë.

Etiketa: Gledis NanoKryesore1MJETE LUNDRUESEporotestevendim

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Para
E rëndë/ Pema bie mbi taksinë në lëvizje, ndërron jetë drejtuesi

E rëndë/ Pema bie mbi taksinë në lëvizje, ndërron jetë drejtuesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Lexo më shumë
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com