GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pezullohet tenderi 2,5 MLN euro i Agollit për shtylla dhe kabllo, bizneset denoncojnë në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka firmosur një super tender me projekt të paqartë, që të mjegullohet vjedhja.

Shefi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka firmosur një super tender me projekt të paqartë, që të mjegullohet vjedhja.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, sfidon SPAK-un, duke zhvilluar një tender në shkelje të ligjit, ndërkohë që është nën hetim për projektin e “100 fshatrave”, për të cilin akuzohet për korrupsion.

Tashmë Agolli po manipulon projektin e madh me shumë faza që ka objekt blerje materialesh për bashkitë. Po flasim këtu për prokurimin ”Mbështetje për realizimin e projekteve bashkiake, infrastrukturore, nëpërmjet formave të kontributit të përbashkët – materiale elektrike”. Ky është i ndarë në disa faza dhe secila prej tyre ka të paktën nga 2 lote.

Denoncimi 

Disa prej loteve janë aprovuar dhe lekët janë ndarë. Ndërsa tek faza e radhës çështja ka ngecur për shkak se tenderi është denoncuar në KPP.

Pra është ankimuar prokurimi me objekt  “Mbështetje për realizimin e projekteve bashkiake, infrastrukturore, nëpërmjet formave të kontributit të përbashkët – materiale elektrike, Loti 2 (Faza III).”  Për këtë tender janë vënë në dispozicion 2.5 milionë euro dhe sipas preventivit parashikohet të blihen kabuj dhe shtylla elektrike. Tenderi ishte parashikuar të mbahej më datë  21 tetor 2024 dhe fondet kanë parashikuar të merren edhe nga buxhetet e 2 viteve të ardhshme.

Por procedurat janë pezulluar.

Në datën 8 nëntor 2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “ITE GROUP” SHPK. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “BAULED” SHPK në procedurën e mësipërme të prokurimit.

Ankimuesi shprehet se FSHZH ka kualifikuar ofertën   firmës BAULED SHPK, edhe pse ajo ishe “anomalisht e ulët”, pra nuk përmbush kriteret. Ndërkohë janë skualifikuar padrejtësisht ofertat e tjera.

 

“Nga shqyrtimi i ofertës ekonomike të operatorit ekonomik BAULED SHPK, në zbatim të dispozitave ligjore të sipërcituara, rezulton ofertë anomalisht e ulët dhe për ta justifikuar atë Operatori Ekonomik BAULED SHPK duhet të plotësojë, në mënyrë kumultative kushtet e parashikuara në shkronjat a), b), c) dhe ç) të pikës 2 të nenit 93 të LPP. Barra e provës mbi argumentin e ofertës anomalisht të ulët i përket operatorit ekonomik, oferta e të cilit është konstatuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave si anomalisht e ulët. Operatori Ekonomik BAULED shpk, nuk e ka justifikuar ofertën anomalisht të ulët në bazë të ligjit”, thuhet në ankesë.

 

Më tej theksohet se nuk janë dhënë argumente për skualifkimin që në fazën e parë të kompanisë “BAULED” SHPK.

Shpresojmë që komisioni i KPP të shqyrtoje me kujdes ankesën dhe procedurat e zhvillimit të garës, si dhe kriteret e tenderit. Pasi theksuam që në fillim se janë disa lote për këtë projekt të madh ku blihen materiale të ndryshme për bashkitë, po pa specifikuar se në cilat bashki do të shkojnë materialet dhe sa nevojiten për secilin institucion.

Kujtojmë që pak ditë më parë, gijotina.com denoncoi 4 tenderë të tjerë të këtij projekti, të cilët mbanin vlerën 5.4 milionë euro për blerjen e tubave dhe betonit. Të katër prokurimet mbajnë “Flamurin e kuq” nga Open Data Albania, që sinjalizon abuzimin e bërë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAgollitender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF e falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm me fanellën kuqezi

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF e falënderon për kontributin e jashtëzakonshëm me fanellën kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com