Interesi i tifozëve shqiptarë për sfidën vendimtare ndaj Polonisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për sektorin kuqezi në stadiumin PGE Narodowy janë shitur plotësisht.
Ky reagim i madh i tifozëve tregon edhe një herë mbështetjen e fortë për Kombëtaren shqiptare në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Sfida ndaj Polonisë është vendimtare për rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026 dhe pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese në Varshavë.
FSHF ka falënderuar të gjithë tifozët për përkrahjen e vazhdueshme dhe pasionin e treguar ndaj ekipit kombëtar, duke i bërë thirrje njëkohësisht që të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e vendosura nga organizatorët në mënyrë që gjithçka të zhvillohet normalisht.
Ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, duke nisur nga ora 20:45, në kryeqytetin polak. Shqipëria synon të bëjë një hap të madh drejt një ëndrre historike, ndërsa tifozët kuqezi do të jenë aty për ta mbështetur nga afër.










Discussion about this post