GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pikëpyetje rreth shëndetit të presidentit në Çeki

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pikëpyetje rreth shëndetit të presidentit në Çeki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Vaclav Havel pothuajse humbi jetën nga një problem me zorrët ndërsa shërbente si president në vitin 1998, mjekët jepnin informacione të përditshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Pothuajse një çerek shekulli më vonë, presidenti aktual i Çekisë u shtrua sërish në spital, por publikut nuk i është thënë ende asgjë rreth arsyeve se pse.

Presidenti Milos Zeman u dërgua më 10 tetor me urgjencë në spital dhe po mbahet në një njësi të kujdes intensiv. Që nga ai moment, zëdhënësi dhe mjekët nuk kanë asnjë informacion mbi diagnozën dhe sa gjatë do të qëndrojë ai në spital.

Përfaqësues të politikës dhe publik kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse presidenti 77-vjeçar është i aftë të kryejë detyrat e tij në vendin e Evropës Qendrore, ku komunistët qëndruan në pushtet për më shumë se katër dekada, deri në Revolucionin e Kadifejtë të vitit 1989.

Situata është edhe më shqetësuese thonë ata, pasi Republika Çeke sapo ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme dhe është detyrë e presidentit të emërojë kryeministrin e ardhshëm.

“Ne kemi filluar të dukemi si Bashkimi Sovjetik apo Koreja e Veriut“, thotë Michael Zantovsky, ish-zëdhënësi i zotit Havel në fillim të viteve 1990, duke bërë krahasime me epokën komuniste.

Zëdhënësi i presidentit aktual tha se zoti Zeman është në gjendje të komunikojë dhe po ndjek zhvillimet në vend. Ai shtoi se qëndrimi në spital e ka penguar atë të kryejë detyrat e tij kushtetuese.

Por zëdhënësi nuk iu përgjigj të shtunën një kërkese për koment mbi gjendjen shëndetësore të zotit Zeman.

Zgjedhjet e 8 dhe 9 tetorit në Çeki u fituan nga dy grupe opozitare të cilat siguruan shumicën në Dhomën e Ulët të parlamentit. Sipas kushtetutës, është detyrë e presidentit të pranojë dorëheqjen e qeverisë në largim e të emërojë një kryeministër pas mbledhjes së parlamenti të ri në seancën e tij të parë më 8 nëntor.

Dhoma e Sipërme e parlamentit kërkoi informacion në lidhje me diagnozën e presidentit në një letër drejtuar zyrës së zotit Zeman të hënën. Por deri sot (e shtunë) nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kryetari i kësaj dhome Milos Vystrcil tha të premten se nëse situata nuk ndryshon organi legjislativ mund të ndërmarrë masa në përputhje me kushtetutën për të liruar nga detyra zotin Zeman.

Ai ngriti pikëpyetje nëse zoti Zeman ishte në dijeni të asaj që po bënte zyra e tij, duke u thënë gazetarëve se, “Presidenti nuk ndodhet në duar të sigurta”.

Presidenti çek zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Shumicën e kompetencave ekzekutive e gëzon qeveria, por presidenti është komandant i forcave të armatosura, emëron zyrtarët kryesorë në vend mes tyre gjyqtarë, anëtarët e bordit të bankës qendrore si dhe mund të marrë vendime për amnisti.

Nëse presidentit do t’i hiqeshin kompetencat për shkak të paaftësisë, detyrat e tij do të ndaheshin, kryesisht me kryetarin e dhomës së ulët të parlamentit, i cili do të emëronte kryeministrin e ri.

Por zëdhënësi i zoti Zeman shkruante në Twitter se neni i kushtetutës parashikon situata të tilla kur presidenti ndodhet në koma ose është rrëmbyer.

Ndërkohë autoritetet spitalore kanë thënë vetëm se presidenti ka disa ndërlikime që lidhen me një sëmundje kronike, për të cilën nuk u dha informacion.

Gruaja e zotit Zeman tha të enjten se “do të kërkojë kohë” që ai të shërohet, por nuk dha të tjera detaje.

Kreu i Dhomës së Ulët Radek Vondracek vizitoi zotin Zeman të enjten në spital dhe tha se presidenti ndihej më mirë. Por autoritetet spitalore e kritikuan zotin Vondracekun për vizitën e tij pa dijeninë e mjekëve dhe u distancuan nga komentet e tij mbi shëndetin e zotit Zeman. Spitali i kërkoi policisë të mos lejojë vizita pa pëlqimin e mjekëve.

Zoti Zeman, i cili njihet si duhanpirës, vuan nga diabeti dhe dëmtimi apo mosfunksionimi i nervave të këmbëve, gjë që ka bërë që ai të përdorë karrige me rrota.

Në shtator ai u shtrua në spital për tetë ditë dhe zyra e tij tha se nuk ishin identifikuar probleme shëndetësore kërcënuese për jetën./VOA

Etiketa: PresidentVOA

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Tragjike, vrau nënën me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Shkup

Tragjike, vrau nënën me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Shkup

TË FUNDIT

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën e radhës plenare, në një klimë të tensionuar politike...

Lexo më shumë
Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

Protestat e studentëve, senatorja amerikane mesazh Ramës: Mbro qytetarët dhe lufto korrupsionin!

07:26 - 22/10/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com