GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Piktori u takua me vëllain e vet, presidentin serb, i cili e shprehu dëshpërimin ndaj  ‘qeverisë serbe’ në Tiranë që ishte treguar tepër e butë ndaj protestuesve, si dhe ndaj  shqiptarëve që nuk janë mirënjohës e nuk i çmojnë vlerat politike, siç është, ‘pronari’ i sotëm i Shqipërisë, e që atë e bëri narko-shtet

Me këtë, presidenti serb e shpërfaqi dashurinë e vet ndaj shqiptarët, si dhe na e rikujtoi se që nga Mbreti Zog e deri më sot, Beogradi ka qenë ai që i ka përcaktuar dhe i ka promovuar  drejtuesit e shtetit shqiptar.

Mbase prandaj edhe ndodh që të bjerë Partia e Punës, por jo edhe komunizmi; që Enveri të vdesë me fytyrën e vrasësit, ndërsa trashëgimtari i tij, Piktori, me atë të tradhtarit.

Ndërkohë, mediat më të mëdha në Tiranë bëjnë çmos për të sqaruar nëse dhuna policore ndaj studentëve ka qenë e tepruar apo ‘proporcionale’.

Kështu, ato përpiqen t’i paraqesin protestat në Tiranë si një përballje të rinisë shqiptare me policinë, e jo si një betejë kundër narko-shtetit të Piktorit.

Pra, duan të na paraqesin si idiotë, të cilët do të besojnë se, në një Shqipëri ku nga kryeministri e deri te drejtuesit e SHIK’ut janë në shërbim të narko-shtetit, vetëm mediat, moderatorët e famshëm televizivë dhe panelistët e tyre ‘të pavarur’ janë jashtë vëllazërisë së ‘Aleancës së Qelbësirave’.

Në fund të fundit, as nuk duhet të presim diçka tjetër nga ‘mediat e pavarura’ që i drejton Piktori dhe që kanë vetëm një qëllim: të na frikësojnë aq shumë, sa të mos e braktisim kolltukun, të mos ngrihemi në këmbë dhe të mos i bashkohemi kësaj rinie.

Nga mediat që duan aq të na verbërojnë sa të mos e shohim  se protestat studentore dhe të rinisë shqiptare në Tiranë ose do ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik i më shumë se tri dekadave, që e ka kalbur dhe qelbur vendin, ose do të dëshmojnë se, nga kullosa e keqe komuniste dhe neokomuniste që ka mbuluar mëmëdheun tonë, nuk ka mbetur më tokë ku të mbillet fara e demokracisë.

Etiketa: piktortradhetar

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta në 14 tendera të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit. Fondi...

Lexo më shumë
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com