GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Piku i sezonit turistik, Gushti shënoi rritje të aksidenteve në vend

11:36 - 18/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Piku i sezonit turistik, Gushti shënoi rritje të aksidenteve në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muaji gusht që shënon fluksin më të madh turistik në vend duket se ka shënuar edhe një numër më të lartë aksidentesh.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë për një rritje me 7.3 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin Gusht 2023 numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në muajin Gusht 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 7,3% Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 180 persona nga 152 në muajin Gusht 2022”, vlerëson INSTAT.

Aksidentet rrugore, sipas publikimit, në 96,6% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 17,9%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Diel me 10,3%.

Në muajin Gusht 2023, 23,9% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1%.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 12,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1%”, vlerëson INSTAT./ Monitor

Etiketa: aksidentegusht

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Merret “peng” Antonela Berisha, alarmohen banorët e Bllokut (VIDEO)

Merret "peng" Antonela Berisha, alarmohen banorët e Bllokut (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com