GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Ping-pong” me çmimin e naftës/ KLSH e kapi në shkelje, Konkurrenca bëhet palë me abuzuesin

12:10 - 19/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ping-pong” me çmimin e naftës/ KLSH e kapi në shkelje, Konkurrenca bëhet palë me abuzuesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej muajsh çmimet e karburantit në vendin tonë kanë pësuar rritje të ndjeshme. Për qytetarët kjo është një kosto e papërballueshme, por asnjë masë nuk është marrë nga instancat përkatëse. Qeveria, vetëm sa ngriti një Bord Transparence me idenë se do të rregullojë çmimet në treg, por në fakt po i rrit edhe më shumë. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës nisi 3 javë më parë një hetim për  “NOA CONTROL”, koncesionarin që menaxhon pompat e karburantit. Sakaq, ditën e djeshme Konkurrenca ka publikuar vendimin e marr pas këtyre hetimeve, duke na lënë të kuptohet se po fsheh abuzimin që bëhet me çmimet në vend. Kjo, pasi Konkurrenca ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur asnjë shkelje të koncesionarit që menaxhon pompat e naftës. Madje theksohet se kompania përgjegjëse nuk ka ndikuar aspak në vendosjen e çmimit të karburanteve. Ndërsa kujtojmë se në të vërtet, sipas kontratës, kjo kompani ka ndikim edhe në shitjen e karburanteve me pakicë.

“Në përfundim të procedurës hetimore, nuk u evidentuan shenja të kufizimit të konkurrencës nga ana e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës mori Vendimin nr. 884, datë 18.05.2022, nëpërmjet të cilit vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak dhe detyrimin e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, si një ndërmarrje me të drejta të veçanta, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës””, thuhet në vendim.

E vetmja pikë që AK ka tërhequr vëmendjen është se duhet të rishikohet metodologjia e ndryshimeve të tarifave që ofrohen nga Koncesionari. Pra, nëse kjo metodologji nuk është e duhur kjo do të thotë që në një farë formë ka ndikuar në çmimet e naftës, për derisa koncesionari propozon tarifa të ndryshme. Por, Konkurrenca nuk ka preferuar ta sqarojë këtë pikë, madje po tenton të fsheh kështu të gjitha shkeljet që një muaj më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit i gjeti koncesionarit të pompave.

Çfarë zbuloi KLSH

Në një raport të publikuar së fundmi nga KLSH evidentohet se kontrata e koncesionarit e lidhur nga qeveria ka shumë mangësi dhe është zhvilluar në shkelje të ligjit. Madje ka cekur se, nuk bën punën si duhet për kontrollimin e pompave të karburantit dhe kështu janë krijuar hapësira për abuzime. Konkretisht, KLSH ka thënë se kontrolli për pompat e gazit dhe naftës nuk bëhet sikur duhet pasi mungojnë ekspertët metrologë, por gjithsesi qeveria vazhdon ta paguajë koncesionarin për këtë shërbim, që nuk jepet kurrë. KLSH ka treguar se shpenzimet që do të bëhen për  shërbimet metrologjike që do të ofrohen prej DPM për 10 vitet në vazhdim, do të jenë mesatarisht rreth 130 milion lekë në vit. Nga të dhënat bie në sy se vlera që paguhet me taksat tona për këtë koncesionar kap shifra marramendëse, ndonëse për shkak të abuzimit të tij nga ana tjetër përballemi edhe me çmime të kripura të karburanteve.

Këtu lind pyetja se, cili nga këto dy autoritete kontrolluese, që kanë si detyrim të rrisin transparencën dhe të eliminojnë shkeljet ka të drejtë?  Nëse qeveria merret me Bordin që po i ngre çmimet gjithmonë e më shumë dhe  institucionet e tjera përgjegjëse luajnë “ping-pong”, kush vallë po merret me rregullimin e këtij kaosi që ka përfshirë vendin? Askush, e gjithë kjo është një skemë me direktiva të qeverisë dhe barra mbetet mbi qytetarët.

Etiketa: abuizmAutoriteti KonkurrencesCmimecmimi i naftesKLSHkryesore2pompat e naftes

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Goditja e SPAK, jepet masa në qeli për Sokol Sanxhaktarin dhe Henrik Hoxhajt

Goditja e SPAK, jepet masa në qeli për Sokol Sanxhaktarin dhe Henrik Hoxhajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com