GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pinte 20 kokrra kortizon në ditë, arriti në 99 kg në moshën 15-vjeçare/ Historia e Anxhelës

në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Pinte 20 kokrra kortizon në ditë, arriti në 99 kg në moshën 15-vjeçare/ Historia e Anxhelës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dreams House Dance Academy” është një prej shkollave më të suksesshme të kërcimit në vend. Veç punës së palodhur të themeluesit të saj, Anxhelo Goga, në bazën e akademisë qëndron mbështetja dhe dashuria.

Këtë e shpjegon më së miri historia e Anxhelës, e cila rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” rrugëtimin e saj të vështirë me shëndetin. Nëpërmjet rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo përcjell mesazhin se si kërcimi nuk është vetëm një pasion, por përfaqëson edhe ndjenja njerëzore, besim, kujdes, mbështetje dhe shumë dashuri.

Anxhela: Sot jam 22 vjeç. Mbush plot 10 vjet që jam pjesë e akademisë dhe dua ta nis me këtë foto që ju po shihni. Në moshën 15-vjeçare u diagnostikova me trombocitopeni e cila është një sëmundje gjaku, rruazat e kuqe të gjakut janë të ulëta dhe për këtë arsye më duhej ta ndërprisja 3 muajt e verës, nuk isha më pjesë e akademisë për shkak të analizave dhe çdo gjëje tjetër që duhej të bëja në lidhje me shëndetin. Mjekimi që m’u dha ishte që të pija 20 kokrra kortizon në ditë. Pra për ju që e njhni, kortizoni ka veti fryrëse dhe nga 52 kilogramë kalova në 99 kilogramë që jam aty në foto.

Ardit Gjebrea: Si e përjetove ti këtë moment?

Anxhela: Dua të cek një detaj që tani kur e kujtoj më vjen për të qeshur, por kam qenë shumë keq. Kur kam qenë në shkollë, në 9-vjeçare, zysha po bënte apelin dhe kur përmendi emrin tim, Anxhela Jaçe, tha “mungon” ndërkohë unë isha përballë saj dhe ajo nuk më njohu dhe të gjithë nxënësit e klasës filluan të qeshnin. S’e di, atë periudhë, të gjithë…

Ardit Gjebrea: Të bullizonin?

Anxhela: Po. Asnjë nuk sillej më siç ishte Anxhela e mëparshme, çdo gjë ishte kthyer shumë… Kishte një ndryshim shumë drastik. I vetmi person që pa atë gjë te unë ishte profja, pra Anxhelo dhe nga ajo Anxhela që ishte mbyllur në guaskën e saj nga të gjitha këto gjërat që po më ndodhnin dhe ndryshimet, bullizimi…

I vetmi vend ku Anxhela gjeti mbështetje e ngrohtësi ishte salla e kërcimit ku mund të ndiente se asgjë nuk kishte ndryshuar dhe se e donin përtej pamjes së saj. Sa i përket kësaj të fundit, ajo kujton edhe punën e vështirë që iu desh asaj dhe profesorit për të mposhtur pasojat e kortizonit.

Anxhela: Pasi e mbylla fazën e mjekimit, unë u mor një vendim që do operohesha dhe kam bërë splenoktomi. Për ata që nuk e dinë, është heqja e shpretkës dhe kjo gjëja ishte për të rregulluar trombocitet.

Pas dy muajsh që u shërua plaga, nga historitë që kisha dëgjuar ose nga njerëzit e afërm që kisha te dhomat e spitalit, thanë që ishte shumë e vështirë që të kthehesha në peshën e mëparshme. Ose shumë veta kur kanë pirë kortizonin janë thjesht… janë shëndoshur, janë fryrë dhe nuk janë kthyer dot në peshën e mëparshme.

Aty ku humba besimin te vetja ishte profja që më tha “do ia dalim bashkë, do ta bëjmë, do i futemi kësaj pune dhe do shkosh aty ku ke qenë”. Jam futur, bëja prova me orë të tëra, kërceja me orë të tëra, përveç kësaj më linte dhe detyra shtëpie, ishte çdo gjë e dokumentuar, duhet t’i çoja me video se çfarë haja, dietën, stretching, ushtrime pafund, ishte gjatë gjithë kohës në kokë.

Pas shumë kohësh, pas shumë vitesh lodhje, djerse, vullneti, jo do ta lë, nuk mundem, “do ta bësh, do ta bësh, do ta bësh”, më në fund fitova besimin te vetja dhe nga 99 kile jam 56 kilogramë tani.

Anxhela sot ka bërë realitet ëndrrën e saj dhe është koreografe në akademi./tvklan.al

Etiketa: adoleshenteAnxhelaDancingHistoria

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Skuka “kolaudohet” më së miri, gjen golin në ndeshjen e parë me Maribor

Skuka “kolaudohet” më së miri, gjen golin në ndeshjen e parë me Maribor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com