GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Piramida financiare UBA BANK/ A po amnistohet Kadri Morina dhe bashkëpunëtorët?

12:11 - 23/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Piramida financiare UBA BANK/ A po amnistohet Kadri Morina dhe bashkëpunëtorët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Para dy ditësh një lajm vërshoi në të gjitha mediat. Një portal kishte zbuluar që UBA Bank e Kadri Morinës ishte ndëshkuar administrativisht nga Banka e Shqipërisë për disa probleme me kreditë. E si pasojë e kësaj, deri sa të rregullojë detyrat e lëna nga Banka e Shqipërisë, UBA BANK as mund të japë kredi të reja dhe as mund të hapë degë të reja.

Ky ishte thelbi i lajmit që mbushi mediat. Këtu nuk kishte asgjë të re. Këtë e kemi lajmëruar ne si redaksi që me 28 korrik të këtij viti, kur publikuam artikullin e parë rreth abuzimeve të UBA BANK.

Po atëhere çfarë ishte ky artikull, përse u publikua dhe si i shërben Kadri Morinës në një përpjekje qesharake për ta amnistuar.

Redaksia e priza.al ka publikuar prej javësh një sërë shkeljesh që po ndodhin në UBA BANK. Shkelje duke nisur nga ato administrative e duke përfunduar tek veprat penale që përfshijnë krimet financiare.

Aktivitetin e UBA Bank do duhej ta hetonte vec Bankës së Shqipërisë edhe Prokuroria dhe cdo institucion që merret me krimet e karakterit financiar.

Dhe në një përpjekje që kjo të mos ndodhë, u hodh në qarkullim, si lajm i fundit një lajm që kishte kohë që kishte ndodhur.

Po për gjithë stafin që u kreditua që Kadri Morina të paguante taksën e ndikimit në mjedis për pallatin që nisi por sdihet kur do bitiset, a ka ndokush përgjegjësi?

Për prekjen e llogarisë së kompanisë së sigurimeve, a mban njeri përgjegjësi?

Kadri Morina dhe enturazhi i tij ndoshta mendojnë se me tymnaja të tipit: “Na dënoi Banka e Shqipërisë, cfarë doni ju të tjerët”, mund të mbyllin mega skandalin e UBA BANK. Prandaj ai lajm i përhapur dy ditë më parë është thjesht dhe vetëm një përpjekje për të amnistuar penalisht Kadri Morinën duke na treguar se e paskan dënuar administrativisht.

Dhe ai shkrim na tregoi dënimin që ka marrë UBA BANK, por nuk tregoi përgjegjësit, nëse ka.

Patjetër që ka përgjegjës, dhe përgjegjësit kanë emra, mbiemra dhe fytyra.

Redaksia e priza.al ditën e sotme zbulon një pjesë të kupolës së UBA Bank të cilët janë zhytur në mashtrime, kreditime fiktive dhe manovra financiare miliona euro.

Gjatë periudhës së fundit, në UBA Bank janë evidentuar ndryshime të thella në strukturën drejtuese dhe përbërjen e departamenteve kryesore, të cilat kanë sjellë pasoja serioze në funksionimin dhe integritetin e institucionit. Këto ndryshime nuk kanë pasur si bazë meritokracinë apo profesionalizmin, por janë diktuar nga interesa të ngushta personale dhe lidhje të natyrës klienteliste.

U emëruan në pozicione kyçe individë me përvojë të kufizuar dhe jashtë profilit përkatës:

Znj. Iris Kalleshi, e emëruar si Drejtoreshë e Retail-it, vjen nga ish-Alfa Bank dhe nuk zotëron një eksperiencë të përshtatshme në fushën e shitjeve,bashkëpunëtorët e saj e cilësojnë si fajtore e drejtperdrejt bashkë me Z.Orfea Dhuci per deshtimin e Alfa Bank në Shqipëri.

Znj. Hermona Gjordeni, nga ish-Veneto Bank, nga nje specialiste e thjeshte u emërua Drejtoreshë e Riskut pa një histori të mëparshme në pozicione drejtuese apo pa kapacitet per ta perballuar kete pozicion kritik ne banke.

Znj. Alketa Martini, po ashtu nga ish-Veneto Bank, u katapultua nga një pozicion i thjeshte si drejtuese dege në një pozicion strategjik në sektorin e korporatave, pa eksperiencën e nevojshme në këtë drejtim ne asnje institucion te meparshem.

Znj. Entela Marga nga ish-Alfa Bank u emerua drejtoresh e thesarit ku e vetmja aftesi qe ka treguar ne alfa eshte perdorimi i thesarit te bankes per te patur perfitime personale nepermjet konvertimit me pika te caktuara kembimi valutor qe diktohen nga Z.Orfea Dhuci

Vendosja e këtyre individëve në krye të departamenteve përkatëse është bërë me qëllim që strukturat të mbushen me staf të paaftë dhe të papërgatitur profesionalisht, duke dobësuar qëllimisht kapacitetet vendimmarrëse. Në këto departamente – si Risku, Retail-i dhe Korporatat – niveli aktual i stafit lë shumë për të dëshiruar, si në aspektin profesional ashtu edhe etik.

Në shumë raste, rekrutimet janë realizuar nëpërmjet favorizimeve personale, lidhjeve familjare apo “qokave”, me ndikim të drejtpërdrejtë nga z. Kadri Morina. Ky model përzgjedhjeje ka krijuar një kulturë jo meritokratike, ku kompetenca lë në hije transparencën dhe përgjegjshmërinë.

E gjithë kjo strategji e qëllimshme e dobësimit të departamenteve kyçe është përdorur për të lehtësuar kalimin e dosjeve të kredive me natyrë të dyshimtë apo abuzive. Këto dosje synojnë që fondet të përfundojnë në duart e individëve të lidhur me pronësinë e bankës, duke mundësuar përfitime personale. Në mungesë të stafit të kualifikuar, propozimet e tilla nuk analizohen siç duhet dhe shpesh nënshkruhen pa kuptuar përmbajtjen dhe pasojat që mbartin.

Këto praktika përbëjnë një rrezik të rëndë për stabilitetin, transparencën dhe besueshmërinë e institucionit, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme dhe ndërhyrje nga organet përkatëse mbikëqyrëse dhe rregullatore.

Me urdhër të z. Kadri Morina dhe me “aprovimin” e heshtur apo të drejtpërdrejtë të z. Dhuci, i cilësuar ndërmjet stafit si “rinoceronti i financave”, kjo strukturë e “kapur” është përdorur për të realizuar skema të mirëorganizuara kredidhënieje abuzive, ku kompani fantazëm, të krijuara nga bashkëpunëtorë të afërt të z. Morina, janë kredituar pa përmbushur asnjë kriter ligjor ose rregullator. Këto kredi kanë kaluar pa kolateral, pa aftësi paguese reale, pa dokumentacion të rregullt dhe mbi bazën e bilanceve fiktive.

/Priza.al/

Etiketa: Kadri MorinaKryesore1UBA BANK

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
Superioria/ Vllaznia e nis sezonin me fitore, Egnatia dorëzohet në Shkodër

Superioria/ Vllaznia e nis sezonin me fitore, Egnatia dorëzohet në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com