GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pirlo: Juventusi im do të luftojë deri në fund, nuk kam frikë nga shkarkimi

14:47 - 11/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pirlo: Juventusi im do të luftojë deri në fund, nuk kam frikë nga shkarkimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juventusi dëshiron të reagojë pas humbjes 0-3 ndaj Milanit, madje e ka detyrë një gjë të tillë. Për fatin e mirë të bardhezinjve, ndeshja e radhës vjen shpejt. Ekipi i Andrea Pirlos luan përballë Sassuolos në transfertë nesër, sfidë që nis prej orës 20:45.

Objektivi Champions League është në rrezik. Juventusi renditet në vend të pestë dhe mund të mos ia dalë edhe nëse i fiton tre takimet që kanë mbetur. Përballja me Sassuolon është tepër e vështirë, por Andrea Pirlo pret reagimin dhe fitoren nga djemtë e tij.

“Sigurisht që duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe ndaj Sassuolos, nuk dua të shoh tërheqje apo dorëzim te lojtarët. Unë jam pjesë e futbollit prej vitesh dhe çfarë nuk kam parë. Jemi në lojë për vendin e katërt, që vlen kualifikimin në Champions League. 

Duhet të jemi pozitive, kemi ende mundësi për ta realizuar këtë objektiv. Humbja 0-3 ndaj Milanit na ka shkaktuar zhgënjim të madh. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por objektivi ynë nuk ndryshon. Nesër na duhet një provë kolektive e krenarisë. 

CR7? Ai ka luajtur shumë ndeshje dhe është paraqitur mirë. Të shohim sot gjendjen e tij, më pas do të vendosim nëse do të luajë. Cris është shumë i rëndësishëm për ne, shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion për takimin ndaj Sassuolos. 

Danilo i ka lënë pas problemet fizike. Nesër mund ta nisë si titullar, bashkë me Arthur. A ndjej frikë? Jo, fare. Unë mendoj vetëm për të mirën e Juventusit, që vjen përpara të gjithëve ne të tjerëve. Fati im varet nga rezultatet që do të arrijmë“, përfundoi Pirlo.

Etiketa: Juventus

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Situata e covid 19 ne 24 oret e fundit ne Shqiperi

Situata e covid 19 ne 24 oret e fundit ne Shqiperi

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com