GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Piro Vëngu pakt me Salillarin për tenderin 7.1 miliardë lekë të Bazës së Helikopterëve, anëtar i KPP kërkon hetim

14:12 - 29/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Piro Vëngu pakt me Salillarin për tenderin 7.1 miliardë lekë të Bazës së Helikopterëve, anëtar i KPP kërkon hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen prapaskenat e supertenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë, të cilin Piro Vëngu kërkon t’ia japë oligarkut Pëllumb Salillari. Komisioni i autorizuar nga ministri Vengu i ka skualifikuar të gjitha ofertat përveç fituesit. Kjo tregon qartazi se procedura është me risk korrupsioni.

Salillari fiton me ofertën më të shtrenjtë

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtim i kuadrateve kryesore dhe drejtimet e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve si dhe sistemi i ndriçimit”, me fond limit 706,458,540 lekë pa TVSH. Në këtë tender u paraqitën me oferta 7 pjesëmarrës të fuqishëm, por komisioni i ka shpallur të pavlefshme propozimet e tyre, përveç kompanisë fituese. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu me sa duket kishte lënë porosi që tenderin ta fitojë me çdo kusht kompania “Salillari” shpk.

Vetëm kështu shpjegohet fakti që komisioni nuk ka pyetur për ofertat më të ulëta, madje ka bërë vlerësime që nuk mbështeteshin në dokumentet e paraqitura nga kompanitë.

Në datën 24 dhjetor, 2024, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E.) mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Siç shohim, bashkimi i operatorëve Agri Construction” & “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK; kompania “4 A-M” SHPK; bashkimi “BE-IS” SHPK &“Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Elbasan” Sh.A &“ERGI” SHPK kishin oferta të më të ulëta se “Salillari”, por janë skualifikuar.

Pothuajse të gjitha kompanitë janë skualifikuar për “mungesë stafi dhe mjetesh”, nga ana tjetër bizneset e hedhin poshtë këtë pretendim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mënyrë të paprecedentë, me një shpejtësi rrufe, Ministria e Mbrojtjes pasi e kishte zvarritur këtë tender për afro një vit, u kujtua t’i japë fund këtij projekti.  Kështu, më 30 dhjetor 2024, Ministria ka nxjerrë Njoftimin e Fituesit Paraprak për tenderin.

Dy denoncime në KPP për tenderin

Më 6 janar 2025 procedura u denoncua pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ku janë dorëzuar dy ankesa. Njëra ankesë është e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BE-IS” SHPK dhe “ERGI” SHPK, që kundërshtojnë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës. Denoncimi tjetër është i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK, të cilëve gjithashtu u është skualifikuar oferta ekonomike.

Fillimisht ministria është marrë formalisht me ankesat. Më 14 janar 2025, autoriteti kontraktor ka përcjellë pranë Komisionit të Prokurimit Publik vendimin për shqyrtimin e ankesës së bashkimit të operatorëve “Agri Construction” SHPK; “Alko Impex Construction” SHPK dhe “Bami Holding” SHPK. Nga kjo rezulton, se ministria e ka trajtuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues duke e pranuar pjesërisht atë.

Myzyri bllokon hetimin e tenderit

KPP mori dy vendime të njëpasnjëshme, ku i pari e pezullonte tenderin, ndërsa i dyti ishte për “mosheqje pezullimi”.

 

Më 25 shkurt 2025, KPP vendosi që Ministria e Mbrojtjes duhet të anulojë tenderin. E veçanta e këtij vendimi është se ka pasur debate të forta, madje një nga anëtarët e KPP ka dalë me “mendim kundër” të dokumentuar në procesverbal.

Sipas vendimit të marrë me shumicën që mbështeste kryetarin Jonaid Myzyri,  u pranuan pjesërisht të dy ankesat, ndërkohë që u urdhërua autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit.

Por anëtari Kreshnik Ternova shkonte më tej, kërkonte që ankesat të pranoheshin plotësisht. Sipas tij, ministria duhej të bënte rivlerësimin e ofertave dhe të dërgohej çështja për hetim administrativ në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministri u përgjigj duke anuluar tenderin. “Ministria e Mbrojtjes në datë 6 mars 2025, pas administrimit të vendimit të KPP, bëri rivlerësimin e procedurës për BOE “AGRI CONSTRUCTION” &  “BAMI HOLDING” sh.p.k., & “ALkO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k., si dhe për BOE “BEIS” sh.p.k., “ERGI” sh.p.k., & “RRUGA URA ASFALTI M NR.2 ELBASAN” sh.a.  Sa më sipër, lutemi të merrni masa për heqjen nga pezullimi të kësaj procedure, në mënyrë që AK në zbatim të pikës 5 të vendimit nr. 279/2025, datë 25.02.2025 ku citohet: “Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e prokurimit objekt ankimi”, të vijojë me ngarkimin e Formularit të njoftimit të anulimit. Duke ju falënderuar”, shkruhet në letrën e protokolluar në KPP.

Më pas më 25 mars 2025 është publikuar në APP anulimi i tenderit për Bazën e Helikopterëve në Farkë.

Tenderin e ka nisur ish-ministri Niko Peleshi më 11 prill 2024, por marrja e vendimit i është lënë në dorë si një patate e nxehtë ministrit të ri, Piro Vengu. Kjo do të ishte një zvarritje e re për punimet në këtë bazë, të cilat janë porositur nga Komanda e Forcave Ajrore qysh në 15 dhjetor 2023.

Dokumenti i projektimit është firmosur në atë kohë nga gjenerali Ferdinant Dimo dhe parashikonte nisjen e projektit për ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të Helikopterëve në Bazën e Farkës. Por kur e marrin në dorë çështjen zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, hyjnë në lojë skemat e njohura që synojnë fondin e tenderit.

Ministri i ri ka ardhur me porosi të reja në drejtim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i ka trazuar pazaret për tenderin e shesheve të helikopterëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Baza e HelikopterëvePellumb SalillariPiro Vëngutender

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri shqiptar plagoset me thikë nga bashkatdhetari

Sherr mes shqiptarësh në Greqi, i mituri shqiptar plagoset me thikë nga bashkatdhetari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com