GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

në Aktualitet, Lajme, Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit të skandalit të dopingut ku është përfshirë vëllai i tij, Odise Dhima.

Megjithatë, dorëheqja e tij nuk është pranuar nga zëvendësministri i Sportit, Yiannis Vroutsis, sipas mediave greke.

Vëllai i kampionit olimpik, 58-vjeçari Odise Dhima, u arrestua mëngjesin e 12 nëntorit në një zonë të Atikës, nën dyshimin se, në cilësinë e trajnerit të peshëngritjes, furnizonte sportistë me substanca dopingu që prej prillit të vitit 2024. Hetimet disa mujore, të zhvilluara në bashkëpunim me Organizatën Greke Kundër Dopingut dhe Organizatën Kombëtare të Barnave, zbuluan edhe një rast të administrimit të një substance të ndaluar ndaj një sportisti të mitur gjatë një gare.

Analizat e sportistit kishin evidentuar praninë e një substance të përfshirë në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Antidoping (UADA), ndërsa për trajnerin dhe sportistin ishin vendosur më herët masa pezullimi. Gjatë kontrolleve në banesën e 58-vjeçarit dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 tableta dhe ampula me preparate të paligjshme, 17 karta sportistësh, shënime personale, një telefon celular dhe 15 mijë euro.

Sipas autoriteteve, substancat e sekuestruara nuk janë të miratuara për tregun grek dhe konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e përdoruesve, ndërsa Odise Dhima është dërguar përpara autoriteteve gjyqësore, nën hetim për shkelje të legjislacionit për sportin dhe barnat e dëmshme.

Etiketa: Arrestimdoreheqjepirro dhimavellai

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com