GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pirro Vëngu mban në ajër 7.1 MLN Euro, tenderi i  Bazës së Helikopterëve denoncohet nga 6 biznese

13:30 - 09/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pirro Vëngu mban në ajër 7.1 MLN Euro, tenderi i  Bazës së Helikopterëve denoncohet nga 6 biznese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në korrik 2024, kur Pirro Vengu mori funksionin e ministrit të Mbrojtjes, u bë e qartë se kjo fytyrë e re ishte fasada pas të cilës do të ndaheshin tenderat infrastrukturës ushtarake. Megjithatë shumë shpejt do t’u dilte tymi edhe manipulimeve që bëheshin në procedurat e prokurimeve me vlera të larta monetare.

Një nga këto tendera që po gatuhet në Ministrinë e Mbrojtjes është ai për bazën Ajrore të Helikopterëve në Farkë, i cili është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Të bën përshtypje numri i madh i ankesave për tenderin që ka fondin mbi 7.1 milionë euro pa llogaritur TVSH.

Kompanitë të cilat kryesisht janë ankuar për skualifikim të pamerituar janë lojtarë të fortë në prokurime, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Ato janë “Agri Construction” SHPK me pronar Petrit Patushin, “Alko Impex Construction” SHPK e Arbër Abazit, “Bami Holding” me pronar Besnik Bamin

“BE – IS” SHPK, me pronar Hamz Islamajn,

“RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” SH.A. e Kujtim Hasës, “ERGI” SHPK e Nuri Ballës.

Kompanitë kërkojnë secila shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertave të paraqitur në procedurën e prokurimi me objekt: “Ndërtim i kuadrateve kryesore dhe drejtimet  e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve si dhe sistemi i ndriçimit”, me fond limit  706,458,540 (shtatëqind e gjashtë milionë e katërqind e  pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë pa TVSH, fondi limit në euro 7,188,954.

 

Tenderin e ka nisur ish ministri Niko Peleshi më 11 prill 2024, por marrja e vendimit i është lënë në dorë si një patate e nxehtë ministrit të ri, Prirro Vengu.

Procedura është anuluar për momentin për t’u këqyrur nga KPP, i cili ka njoftuar zyrtarisht se e ka në dorë dosjen.

Kjo do të ishte një zvarritje e re për punimet në këtë bazë, të cilat janë porositur nga Komanda e Forcave Ajrore qysh në 15 dhjetor 2023.

 

Dokumenti i projektimit është firmosur në atë kohë nga gjenerali Ferdinant Dimo dhe parashikonte nisjen e projektit për ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të Helikopterëve në Bazën e Farkës. Por kur e marrin në dorë çështjen zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, hyjnë në lojë skemat e njohura që synojnë fondin e tenderit.

Ministri i ri ka ardhur me porosi të reja në drejtim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i ka trazuar pazaret për tenderin e shesheve të helikopterëve.

Ankesat janë regjistruar në rrugë elektronike më 6 janar 2025 dhe synojnë të kthejnë sërish procedurën tenderuese që është zhvilluar nga ministria më 6 dhjetor 2024.

Autoriteti kontraktor ka paraqitur si arsye për skualifikim mungesën e dokumenteve apo personelit teknik që kërkohen, megjithatë ka munguar plotësisht komunikimi me këto  kompani, për të plotësuar mangësitë që mund të jenë konstatuar. Fjala vjen, dorëzimi fizik i një kontrate të prodhuesit, apo vërtetimi i kontrollit teknik të mjeteve, janë shkresa që mund të dorëzoheshin brenda afatit të vendosur për kryerjen e aplikimeve.

 

Siç ndodh zakonisht, pazaret e tenderit vazhdojnë ndërkohë që KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri të peshojë vendimin.

Po ashtu është ankimuar në KPP për manipulime edhe tenderi i madh i Ministrisë së Mbrojtjes “Ndërtim objekti shumëfunksional 3 kate mbi tokë për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore”, me vlerë 240 105 068 lekë. Në këtë tender u skualifikuan 12 kompanitë pjesëmarrëse, duke eliminuar tërësisht konkurrencën. Megjithatë KPP “zbuloi” se nuk ishte paguar tarifa e ankesës, prandaj nuk e mori parasysh këtë çështje,

Janë një sërë projektesh të nisura këtë vit nga Ministria e Mbrojtjes që janë përfolur për korrupsion. Kështu, ish-misntri Peleshi zhvilloi tenderin me numër REF-96967-02-29-2024, me objekt: “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”. Vlera që do të investohet arrin në 1.8 milionë euro. Tenderi u vlerësua me “Flamur të kuq” të Open Data Albania, duke shënuar riskun e korrupsionit.

Tenderi përfundoi në atë kohë në KPP, ku dy kompani denoncuan faktin se fitoi kompania me ofertën më të shtrenjtë.

Etiketa: abuzimPirro Vengutender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Forcat RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë “Astirin”, një vajzë dhunohet nga disa persona

Forcat RENEA dhe FNSH-ja rrethojnë “Astirin”, një vajzë dhunohet nga disa persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com