GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pirro Vëngu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Meta: S’mund të jetë edhe shqiptar, edhe grek

15:24 - 31/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pirro Vëngu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Meta: S’mund të jetë edhe shqiptar, edhe grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Pirro Vëngut. Sipas Metës, Vëngu duhet të sqarojë opinionin publik nëse “vazhdon të jetë akoma shtetas grek”.

Meta u shpreh në një deklaratë për mediat se Pirro Vengu ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin, ndaj s’mund të jetë edhe shtetas shqiptar, edhe grek.

“Ndryshimet janë të qarta, kanë qenë disa figura politike të cilët kanë përgjegjësi të mëdha për dikasteret që kanë mbuluar dhe sillen disa anonimë që nuk i njeh as Kryesia e PS sepse do të duhet të firmosin për tendera të rinj, faljet e tokave të ushtrisë dhe çështje të tjera.

Është e rëndësishme që ministri i ri i Mbrojtjes që sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Greqi, sepse dihet që i ka ardhur thirrja për këtë gjë.

Duhet  të sqarojë nëse vazhdon të jetë shtetas grek dhe padyshim që është çështje e rëndësishme për postin që ai ka sepse nuk është ministër i Sporteve por i Mbrojtjes. Ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin me Greqinë dhe një shtetas grek padyshim që ka detyrime ligjor ndaj shtetit grek, përveçse detyrim ligjore”, u shpreh Meta.

Meta vuri në dukje se Vëngu është figurë e dyshimtë pasi vjen nga Porti i Durrësit i Alabar, për të cilin tha se “ka bërë shkelje të rënda ligjor dhe ka firmosur marrëzira, për të cilat një ditë do të mbajë përgjegjësi.”

“Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë. Ka patur një përpjekje të dështuar për të krijuar idenë se ekziston një paragjykim se pse zotëria është shtetas grek. Jo, problemi është a është shtetas grek ministri i Mbrojtjes apo jo, sepse nuk mund të jetë edhe shtetas shqiptar edhe shtetas grek kur ka përgjegjësi të mbrojë në mënyrë ekskluzive pikërisht interesat e vendit të tij sipas përcaktimeve të Kushtetueses. Është thelbësore, është figurë e dyshimtë sepse vjen nga Porti i Durrësit i Alabar, ku ka bërë shkelje të rënda ligjor dhe ka firmosur marrëzira, për të cilat një ditë do të mbajë përgjegjësi”, ngriti dyshimet e tij Ilir Meta.

Etiketa: Ilir MetaPirro Vengu

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të plagosur

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com