GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pisha: Dede jep garanci, Elbasanit i mungon…

18:20 - 04/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pisha: Dede jep garanci, Elbasanit i mungon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të fundit Elbasani ka milituar në Superiore para 10 vitesh. Bëhet fjalë për ekipin tradicional, KF Elbasani, i cili në sezonin 2013-2014 nën drejtimin e Ilirjan Files ngjiti për herë të fundit ekipin në elitë.

Atë sezon nuk munguan as lojtarët me eksperiencë, si Dorian Bylykbashi, Arian Pisha, Elvis Kotorri, Eriol Merxha, Endri Dalipi dhe të tjerë që pranuan të jepnin kontributin në Kategorinë e Parë.

Sot, fiks pas 10 vitesh, qyteti pret rikthimin e skuadrës në Superiore. Kësaj here me AF Elbasanin, që ka thithur elementë me eksperiencë dhe kampionë si dikur. Duket se historia po ripërsëritet pas një dekade, por kësaj here me shpresën se nëse ngjiten në Superiore, të mos jenë thjesht kalimtarë si dikur.

 

ARIAN PISHA

Një nga titullarët e atij edicioni ishte edhe mbrojtësi Arjan Pisha, që u rikthye në qytetin e tij të lindjes për të dhënë kontributin për skuadrën dhe mbyllur më pas edhe karrierën.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi pohon se aktualisht është e rëndësishme që qytetit po i rikthehet entuziazmi i munguar dhe se skuadra të rikthehet aty ku i takon.

“E rëndësishme është që Elbasani po rikthehet aty ku i takon, pasi bëhet fjalë për një skuadër dhe qytet që i ka munguar elitës së futbollit shqiptar.

Ne ia dolëm para 10 vitesh me plot sakrifica, pasi dihej gjendja e skuadrës. Sot gjërat janë më ndryshe dhe duken në rrugë të mbarë, jo vetëm për t’u ngjitur, por edhe për të vijuar sa më gjatë në Superiore dhe pse jo pretenduar për sa më lart”, u shpreh fillimisht Arian Pisha.

 

MERKATO

Më tej, në lidhje me merkaton e bërë, ish-mbrojtësi vlerëson afrimet, presidencën dhe punën e trajnerit. “Elbasani është skuadra që ka bërë më shumë merkato deri tani dhe mund të them se janë lojtarë cilësorë.

Janë emra që të gjithë i njohin dhe që kanë milituar në Superiore. Nuk është pak, ndaj kanë vlerësimin maksimal. Eksperienca ka shumë rëndësi në këtë kategori, pasi dihet që ka ndeshje të vështira dhe janë lojtarët me eksperiencë ata që e mbajnë presionin.

Dede është një ishfutbollist që ka fituar shumë në futbollin shqiptar. Edhe në pjesën e trajningut ka bërë mirë dhe jam i bindur se do të dijë të organizojë si duhet edhe skuadrën e këtij sezoni. Nga ana tjetër kanë një president që po financon shumë për ta rikthyer ekipin aty ku i takon.

Me pak fjalë, duket çdo gjë në rregull dhe hallkat që i duhen një klubi për të qenë i suksesshëm funksionojnë”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën, ish-mbrojtësi i njohur në futbollin shqiptar, Arian Pisha./PanoramaSport

Etiketa: AF Elbasaniarian PishadedePresidenca

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
‘Do vriten miliona njerëz’, parashikimi i Bill Gates është i frikshëm

‘Do vriten miliona njerëz’, parashikimi i Bill Gates është i frikshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com