GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pista e F1 bëhet “gonxhe”, tenderi 3mld lekë i Blendit denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pista e F1 bëhet “gonxhe”, tenderi 3 miliardë lekë i Blendit denoncohet në KPP

Pista e F1 bëhet “gonxhe”, tenderi 3 miliardë lekë i Blendit denoncohet në KPP

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ëndrra e shumëpritur” e qeverisë për ndërtimin e pistës për garat e Formula 1 ka përfunduar në dyert e Komisionit të Prokurimit Publik. Taulant Balla e quante “ëndërr” këtë projekt, që po iu kushton qytetarëve shqiptarë miliarda lekë. Tenderi i parë për këtë pistë është hapur në 27 shtator 2022 dhe bëhet fjalë për rreth 3 miliardë lekë. Tenderi ka si objekt ndërtimin e pistës ku do të zhvillohen gara të Formula 1 në qytetin e Elbasanit.

Ky tender i zhvilluar nga DPSHTRR me drejtues Blendi Gonxhen është denoncuar në KPP nga firma  “INFRA – PLAN”. E cila pretendon se tenderi është dhënë pa garë tek firma  “ALB-BUILDING” shpk, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë. Duke marrë parasysh se kush është fituesi dhe vlerën marramendëse që do të shpenzohet për këtë projekt, lindin dyshime se kjo është afera e radhës mes Blendi Gonxhes, Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, kreut të Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja dhe sigurisht kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit është njeriu që pa “ëndrrën” dhe urdhëroi zbatimin e projektit.

 

Bëhet me dije se ankesa ka mbërritur së pari tek Drejtoria e Transportit Rrugor, por Gonxhja e ka anashkaluar. Për këtë “INFRA – PLAN” është drejtuar tek KPP. E cila ende nuk ka marrë një vendim, madje mban të fshehur dhe dokumentin e ankesës. Po të kontrollosh në faqen zyrtare të këtij institucioni, vendi i dokumenteve del bosh.

Nuk do të jetë e çuditshme, nëse KPP do ta rrëzojë këtë kërkesë dhe t’i lërë rrugën e lirë Gonxhes të vazhdojë punimet. Gjithsesi mbetet për t’u parë.

Ndërkohë sikur thamë më lartë për këtë projekt janë derdhur miliarda lekë. Në tetor të vitit 2022, Gijotina.com ka denoncuar se si FSHZH shpenzoi 5 miliardë lekë për të përgatitur terrenin ku do të ndërtohet kjo pistë. Edhe këtë tender e fitoi mes 12 firmave të tjera “ALB-BUILDING” shpk, e biznesmenëve  Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta.

Pas këtij tenderi të dytë, i cili shumën e akorduar për pistën e çon te rreth 8 miliardë lekë, në opinionin publik kanë shpërthyer kritikat. Qytetarët, ekspertët dhe opozita janë shprehur se vendi ndodhet në krizë, shumë familje të prekura nga tërmeti nuk kanë marrë ende banesa, ndërsa qeveria mendon për luks dhe lojëra.

Por qeveria nuk dorëzohet.

Madje vetë kryeministri Rama ka dalë në një deklaratë me 2 shkurt 2023, ku tha se projekti do të bëhet. Madje qeveria e sheh atë si diçka që dukej e pa mundur për ta bërë realitet. “Ajo çka do të dukej e pamundur deri më sot që në Shqipëri të kishim edhe një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur”, tha Rama. Kjo mund deklaratë është një mesazh i koduar për KPP që t’i ha[ë rrugën Gonxhes dhe aferës me Formula 1.

Ai tha se çdo gjë do të bëhet në rregull dhe sipas ligjit. Por, tani vetëm pak javë më pas, tenderi denoncohet në KPP.  E pra si çdo projekt tjetër i kryeministrit që lihet në dorë të Gonxhes as ky nuk është bërë sipas ligjit. Miliardat e marra kanë devijuar tek miqtë e qeverisë!

Lexo edhe: Patenta 850 mijë L, habit Gonxhe: Qytetarët s’do paguajnë më shumë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimGonxheqeveriatender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Putin mban fjalim: Perëndimi nisi luftën, do përdorim forcën

Putin mban fjalim: Perëndimi nisi luftën, do përdorim forcën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com