GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Piu fotoksinë, misteri i vetëvrasjes së 18-vjeçares/ Mesazhi i fundit

20:20 - 03/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Piu fotoksinë, misteri i vetëvrasjes së 18-vjeçares/ Mesazhi i fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Drajçi, një 24-vjeçar nga Lushnja u procedua penalisht nga policia, pasi bashkëshortja e tij 18-vjeçare i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë. Shkak për vetëvrasjen e vajzës 18-vjeçe dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme që ajo ka patur në çift.

Por kjo pistë mohohet nga familjarët e 24-vjeçarit, që hedhin dyshime mbi bullizimin që i është bërë 18-vjeçares në shkollë. Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa janë marrë në pyetje familjarë të vajzës, por edhe të të fejuarit të saj. Gjithashtu, nga raportimet mësohet se hetimi ka përfshirë edhe komunikimet e viktimës përmes rrjeteve sociale apo numrit të saj telefonik, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Pavarësisht se ndaj bashkëshortit të saj ka nisur një procedim në gjendje të lirë, deri në momentet e sotme, nuk ka një konkluzion se çfarë e ka shtyrë të renë drejt vetëflijimit.

Nga pohimet e mbledhura nga Policia, viktima deri pak minuta para se të ndërmerrte aktin ekstrem ndodhej me bashkëshortin e saj, i cili e ka lënë në shtëpi dhe ka shkuar për të pirë një kafe me kushërinj dhe shokë, ku edhe është njoftuar me mesazh nga 18-vjeçarja se do pinte fotoksinë. Ky mesazh po kqyret nga policia, për të parë bisedat e mëparshme mes tyre.

Në një prononcim për mediat e ëma e të riut, deklaron se pretendimet për konflikt në çift nuk janë të vërteta. Ajo pohon e i biri dhe vajza kanë 25 ditë që janë fejuar, dhe kanë 2 vite që njihen me njëri tjetrin.

Sipas saj vajza mund të jetë bullizuar në shkollë, pasi në familje ata e trajtonin shumë mirë.

‘Çuni dhe ne e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, dilni dhe pyesni në çdo vend. Nusen ne e kemi peshuar me të gjitha gjërat, nusja 25 ditë ka që është fejuar, por ka qenë këtu dhe më parë, dilte dhe bridhte ku i donte qejfi. E di i gjithë fshati. Ne mendojmë se i ka ardhur nga shkolla, se ka dëgjuar llafe shoqe me shoqen. Janë marrë me dashuri, përmes rrjeteve sociale janë njohur. Kishin bashkë dy vite, nuk ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë që të thoshte se kishte torturë.

Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm’, shton më tej.

Duke u ndalur te ngjarja, e ëma deklaroi se ditën e ngjarjes, vajza sa kishte ardhur nga banesa e prindërve, ndërkohë që djali doli për kafe me një kushëri.

Në një moment 18-vjeçarja i dërgoi një mesazh ku i pohonte se kishte pirë helm. Edhe pse djali erdhi me urgjencë dhe e çuan në spital, 18-vjeçarja nuk mundi dot të mbijetonte.

‘Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr’, deklaroi babai i 24-vjeçarit.

Etiketa: FotoksinaKryesore1MisteriVetevrasja

Lajme të lidhura

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)
Aktualitet

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)

21:31 - 26/04/26
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj
Aktualitet

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj

19:58 - 26/04/26
Para
Kërkohej nga Rusia, arrestohet në Shqipëri armeni 61 vjeçar

Kanosi me armë gjahu gruan e vajzat, arrestohet 46-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Lexo më shumë
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

22:30 - 26/04/26
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

21:50 - 26/04/26
Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com