Një 29-vjeçare ka përfunduar ditën e sotme në spital pasi konsumoi mbidozë të ilaçeve që përdorte. Ajo është dërguar nga familjarët në spitalin e Gramshit, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Deri më tani bëhet me dije se 29-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Pasditen e djeshme, në spitalin e Gramshit, është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore, shtetasja 29 vjeçare, banuese në Gramsh, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte. 29-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.
Discussion about this post