GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pjerin Ndreu i bie me top, blen 370 milionë lekë naftë me ofertën më të lartë

20:31 - 21/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Pjerin Ndreu i bie me top, blen 370 milionë lekë naftë me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen puna tek paratë, kryebashkiakët nuk pyesin për ligjin e prokurimeve. Edhe pse çmimi i naftës është rritur, Bashkia Lezhë, ka bërë në krye të vitit një tender me lekët që zbrazen nga paga mujore e shqiptarëve. Jo vetëm kaq! Tenderi ka “fituar” flamurin e kuq për mundësi abuzimi në klasifikimin e Open Data.
Më konkretisht, Bashkia e Lezhës me kryetar Pjerin Ndreun ka skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç fituesit.
Në procedurën e hapur në datën 26 janar bashkia parashikon blerje nafte për nevoja të vetë Bashkisë. Ky tender mban numrin e referencës REF-17696-01-24-2022 dhe ka fondin limit prej lekëve të 37 054 956,00 reja, ose rreth 370 milionë lekë të vjetra.

Kompania që u përjashtua nga gara

Në këtë tender kanë marrë pjesë 2 kompani, “EUROPETROL DURRES ALBANIA” SH.A; “LINDA-80” SHPK. Sipas dokumentit të siguruar nga gijotina.com, vërtetohet se njëra nga kompanitë, është skualifikuar dhe tenderi është kryer vetëm me kompaninë “LINDA-80” SHPK. Kjo firmë kishte dorëzuar ofertën prej 35 792 954,00 të reja. Ndërkohë është skualifikuar firma që paraqiti ofertën më ekonomike “EUROPOL DURRËS ALBANIA” SH.A
Kjo kompani është hequr pa të drejtë nga gara në një kohë kur fituesi duket se është paracaktuar nga organizatori i tenderit. Sipas dokumentit të siguruar nga gijotina.com “EUROPETROL DURRES ALBANIA” SH.A është përjashtuar me pretekstin se duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 40 % të vlerës së fondit të limit të kësaj kontrate. Mund të gjesh pretekste, por tenderi me një kompani nuk mund të zhvillohet. Në sektorin e naftës kompanitë tregtare janë të shumta dhe duhet të ftoheshin të merrnin pjesë.

Oferta e Europetrol ishte 33 637 126 lekë ose afro 20 milionë lekë të vjetra më pak sesa fituesja. Këto para, e thënë ndryshe, janë fitime ekstra për kompaninë që ka marrë kontratën.

Situata në treg
Vetëm pak ditë më parë qytetarët shqiptarë u njoftuan për skandalin e rritjes me shifra marramendëse të çmimit të naftës, në një kohë ku po përballeshin edhe me rritjen e çmimeve të produkteve e shërbimeve të përditshme jetësore.
Në pikat me pakicë, nafta rezulton e shtrenjtuar ku një litër po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Theksojmë se shkaku kryesor në rritjen e naftës gjatë kësaj periudhe ka qenë shtrenjtimi i karburantit në bursa ku një fuçi naftë është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. A.L/ gijotina.com

Etiketa: kryesore2Pjerin Ndreutender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Shtohen admiruesit në Premier Ligë për sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën

Lukaku i "sheh targën" Brojës, sulmuesi kuqezi me statistikat në favor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye
Breaking Views

Zgjedhjet në PD/ Kandidati Arsen Vasili nuk lejohet të kandidojë për kryetar dege: Më skualifikuan pa asnjë arsye

14:18 - 15/03/26

Pas denoncimeve publike të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PD në qarqe është farsë...

Lexo më shumë
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

13:51 - 15/03/26
Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com