GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pjerin Ndreu i dhuron kontratën 770 MLN lekë Astrit Gjikondajt për pastrim kanali

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjerin Ndreu i dhuron kontratën 770 MLN lekë Astrit Gjikondajt për pastrim kanali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa është nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu vazhdon të shpërdorojë fondet me tendera fiktivë. Kështu, Ndreu është  kujtuar të rregullojë një kanal vaditës tani që po vjen dimri. Dhe tenderin e ka qepur sipas kërkesave të oligarkut Astrit Gjikondaj.

Për këtë, kryetari ka zhvilluar prokurimin me objekt ‘Rikonstruksion i kanalit ujitës dega kryesore Koterr-Kakarriq, Bashkia Lezhe’, me fond limit 770 milionë lekë. Sipas të dhënave të tenderit, ky projekt përfshin pastrimin e barishteve që kanë bllokuar kanalin, do të bëhen riparime të anësoreve të kanalit aty ku është dëmtuar betoni, dhe për këto do të hidhen 770 milionë lekë në këtë kanal me gjatësi 5 kilometër.

Tenderi në fjalë është zhvilluar për interesa personale dhe nuk ka lidhje me gjendjen e kanalit.

Dyshimi përforcohet më tej kur shohim se Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin e Ndreut me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. Open Data Albania vlerëson se kontrata për këtë prokurim nuk ka respektuar rregullat dhe ka cenuar si rrjedhojë konkurrencën, që është një pikë kryesore për prokurimet publike.

Në fazën fillestare çdo gjë ka qenë në rregull, pasi 6 firma kanë shfaqur interes që të garojnë për këtë fond, por deri në ditën e mbajtjes së tenderit nuk u zhvilluar një garë e mirëfilltë.

“LODI CONSTRUCTION” SH.P.K kishte ofertën më të lirë me vlerë 680 milionë lekë, çka do të sillte 100 milionë lekë kursim të fondit limit. Por oferta e tij është skualifikuar nga gara pasi sipas komisionit nuk ka paraqitur dokumentet e nevojshme për kompaninë mbështesë dhe nuk ka deklaruar një punonjës.

Po i marrim këto arsyetime për përjashtimin e kësaj firme si te vlefshme, por nuk ka asnjë argument ligjor përse janë skualifikuar menjëherë më pas nga gara edhe 4 firma të tjera.

Kjo bëri që në fazën finale të mbetej pa asnjë konkurrent përballë  oferta e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve APIS CONSTRUCTION – Asi-2A CO sh.p.k, me vlerë 730 milionë lekë.

Pronarët e dy kompanive janë përfitues të njohur nga tenderat publikë ku vazhdimisht favorizohen, po ashtu kanë marrë koncesione dhe privilegje nga qeveria.

Firma APIS CONSTRUCTION është në pronësi të  Ervin Tartaraj, i cili zakonisht bashkëpunon me firma më të mëdha për të marrë pjesë në aferat e institucioneve vendore. Ndërsa Asi-2A CO sh.p.k, është në pronësi të  Andrea dhe Astrit Gjikondajt, të cilët janë përfitues të tenderave nga bashkitë për ndërtime shkollash, rregullime fasadash, riparime rrugësh.

Kompania “Asi-2A CO” sh.p.k nuk duhej të kualifikohej edhe për një arsye tjetër, pasi është e angazhuar në një kontratë që e fitoi paralelisht në Bashkinë Sarandë. Më 2 shtator 2024, Gjikondaj i qeras nga kryetari Çaçi me kontratën 100 milionë lekëshe për lyerjen dhe riparimin e Qendrës Rinore Sarandë.

Për disa raste, KLSH ka raportuar se Gjikondaj ka përfituar tenderat pa meritë, duke qenë se nuk plotëson kriteret.

Në janar të këtij viti, KLSh raporton se kjo firmë ka marrë në mënyre abuzive  tenderin me objekt ‘ndërtimi i Ujësjellësit të Fshatit Vranisht’ me vlerë rreth 2 milionë euro. Jorgo Goro u ka dhënë në mënyrë të paligjshme tenderët Andrea Gjikondajt dhe Astrit Gjikondajt, për rikonstruksion pjesor të Shkollës 9-vjeçare Himarë si dhe për ujësjellësin e zonës Barmush, Hore dhe Vranisht, pasi kompania e tyre ASI-2A CO nuk plotësonte kriteret.

Duket se kryetari Ndreu, pasi u thir në SPAK ku është marrë nën hetim për shpërdorim detyre, ka vendosur t’i ndajë lekët e bashkisë nëpër kompanitë e oligarkëve. Disa ditë më parë, Ndreu i kaloi kontratën 2 milionë euro për asfaltime Salillarit me shokë në një tender të tillë, ku “përjashtohen të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimkanal vaditesKLSHopen data albaniapa garePjerin Ndreuraportred flag

Lajme të lidhura

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!
Breaking Views

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Para
“Djali më i mirë”/ Banorët në Shën Vlash flasin të tronditur pas vrasjes së Enver Ballës

“Djali më i mirë”/ Banorët në Shën Vlash flasin të tronditur pas vrasjes së Enver Ballës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com