GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pjerin Ndreu i jep tenderin 250 milionë lekë biznesmenit nën hetim

16:26 - 24/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Pjerin Ndreu i jep tenderin 250 milionë lekë biznesmenit nën hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, do të shpenzojë  250  milionë lekë për rikonstruksionin e çerdhes në këtë bashki. Kontrata për këtë projekt është nga fillimi në fund me shkelje, e sajuar për miqtë e tij biznesmenë.

Bëhet fjalë për tenderin me  numër reference REF-31669-06-03-2022  dhe objekt Rikonstruksioni i Çerdhes se qytetit Lezhe”. Për këtë projekt janë paraqitur tri oferta nga: bashkimi i operatorëve  “RAFAELO 2002” SH.A & “ULZA” SH.P.K & “ADVANCED” SH.P.K, firma “Eduart Çela” dhe “T&XH” SH.P.K. Këto dy të fundit janë skualifikuar menjëherë nga gara me argumente të paqarta. Kështu i është hapur rrugë bashkimit të operatorëve, të cilët kanë paraqitur edhe ofertën më të lartë. Në dokumentet e tenderit shihet se njëra kompani, ka ofruar më pak, por nuk është zgjedhur si fituese e tenderit. Diferenca është gati 20 milionë lekë, që me shumë mundësi, sot janë në xhepin e abuzuesve. Si pasojë, ky tender është shënuar nga Open Data si kontratë me “Red Flag” për shkak të cenimit të konkurrencës dhe keqpërdorimit të fondeve publike.

 

Pazare me Mark Gjinajn

Abuzimet me këtë tender shpjegohen edhe me emrat e pronarëve të kompaniuve përfituese. Sikur përmendën fitues u shpall bashkimi i shoqërive “RAFAELO 2002” SH.A & “ULZA” SH.P.K & “ADVANCED” SH.P.K. Tashmë e dimë se Rafaelo 2002 është një kompani e përfshirë në shumë skandale me tenderët, madje edhe në ato të rindërtimit. Kompania ‘Rafaelo 2002’, në letra në emër të Eduart Gjinajt, por në pronësi të Mark Gjinajt.

Le të përmendim këtu dosjen më të fundit ku është përfshirë Mark Gjinaj. Bëhet fjalë për një pallat 8-katësh të ndërtuar nga  Vjollca Hoxholli dhe kompania ‘Rafaelo 2002’ me falsifikime dokumentesh. Prokuroria në hetimet e saj pretendon se këta dy persona, bashkë me 9 të tjerë, kryesisht zyrtarë të Komunës së Kasharit, kanë falsifikuar dokumentet në lidhje me objektin që kanë ndërtuar, i cili ka rezultuar pa asnjë kusht të plotësuar teknik. Në dosjen hetimore në Gjykatë, Prokuroria thekson se hetimet nisën pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti te një objekt 8-katësh, ndërtuar nga kompanitë e dy subjekteve Vjollca Izeti Hoxholli dhe Mark Gjinaj, pasi nuk përmbushte asnjë nga kushtet teknike të ndërtimit, si dhe nuk kishte një studimi sizmologjik të lëshuar nga Instituti Sizmologjik.

Sipas ekspertëve, të cilët u caktuan nga prokuroria në dosjen e sekuestruar, nuk ka asnjë dokument për zbatimin e projektit, ndërsa akti u kolaudimit është i falsifikuar. Sa i takon cilësisë së betonit, ekspertët kanë përcaktuar se marka e betonit nuk ka qenë ajo e kërkuar nga projektuesi. Gjithashtu, biznesmenët , sipas prokurorisë, rezultojnë se nuk kanë paguar që nga viti 2014 deri në vitin 2019 tatime, sigurimet shëndetësore dhe as taksat e tjera dhe, për këtë, do të gjykohen edhe për fshehje të ardhurash.

Ky është një nga skandalet më të fundit të “Rafaelo 2002, por kjo kompani ka përfituar tenderë në shkelje edhe në kohën kur qeveria drejtohej nga PD. Edhe pse i akuzuar për mashtrime, Gjinaj vazhdon të jetë mik me të majtë e më të djathtë. Pas disa kohësh, është Pjerin Ndreu ai që po e rikthen në lojën e aferave korruptive.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: biznesmenkryebashkikaukryesore2Mark GjinajPjerin NdreuRafaelo

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Uragani i fuqishëm godet këtë shtet, raportohen për 2 viktima (VIDEO)

Uragani i fuqishëm godet këtë shtet, raportohen për 2 viktima (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çështja Partizani/ Malltezi: Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait
Aktualitet

Çështja Partizani/ Malltezi: Proces i orkestruar! Berisha nuk ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait

12:02 - 06/02/26

Dhëndëri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për procesin gjyqësor të çështjes 'Partizani'. Malltezi...

Lexo më shumë
Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com