GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Pjesë e dosjes së Xibrakës”, reagon Olsi Rama

21:56 - 28/03/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kulla në mes të Vlorës po ndërtohet nga Olsi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dokumente të publikuara nga nënkryetari i PD, Gazment Bardhi, dhe denoncimit se Olsi Rama ka njohje me personat e përfshirë në dosjen e kokainës, e njohur ndryshe si dosja ‘Xibraka’, ka reaguar vëllai i kryeministrit.

Olsi Rama nuk mohon njohjen dhe udhëtimet me anëtarët e oganizatës kriminale të laboratorit të kokainës në Xibrakë, aktivitet kriminal i cili u zbulua pas informacionve që autoritetet gjermane sollën në Shqipëri.

“Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale”, – shkruan Olsi Rama në reagimin e tij.

Më tej, ai shton se po sulmohet padrejtësisht për arsye politike.

Reagimi i Olsi Ramës

Nuk jam as i shokuar, as hiç i habitur nga kjo rinxjerrje e një akuze të përsëritur vite më parë prej një njeriu që nuk ka lënë pjesë të familjes time pa prekur paburrërisht. Futja e njerëzve të familjes tonë – nga babai i ndarë nga jeta para se sa Edi të merrte detyrën, tek i biri kur ishte vetëm 10 vjeç – në çorbën e thashethemeve dhe akuzave nga më monstruozet që kundërshtarët e tim vëllai i sajojnë se s’dinë se si ta mundin atë me votë, është një mizerabilitet njerëzor që ne fatkeqësisht e kemi pranuar si një realitet, por të cilin duhet me doemos ta ndryshojmë sa nuk është shumë vonë.

Deri më sot nuk kisha marrë asnjëherë mundimin tju përgjigjesha akuzave drejt meje i ndërgjegjshëm se këto ishin dhe janë pjesë e baltës poltike ndaj tim vëllai e jo ndaj meje. Kush më njeh e di sa i pastër jam dhe sa kjo baltë nuk më përket, ndaj dhe nuk kam dashur ta hedh mbrapsht.

Të njohësh njerëz dhe madje edhe të udhëtosh me ta në ndonjë rast apo në shumë raste, nuk është as diçka për të cilën duhet t’i marrësh leje apo t’i japësh llogari kujt, as diçka që të bën fajtor për çfarëdo faji dikush prej tyre mund të kryejë në jetën e tij personale.

As nuk e mohoj dhe as kam asnjë arsye ta fsheh që unë kam njohur në distancë një nga personat në fjalë, po aspak atë për të cilin me aq zell e dëshirë më akuzon ky kanakari i atij sharlatanit famëkeq që na ka sulmuar me qindra herë familjen, ndërsa bën tani prokurorin politik për një çështje të hetuar dhe të gjykuar ku unë s’kam kurrfarë lidhje.

Megjithatë s’është as puna ime, as natyra ime të jap e marr me burra që siç thotë populli, “s’kanë ç’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Unë kurrë s’kam pasur punë me këtë shtet që kur ika në vitin e mbrapshtë 1997 në kushtet e kërcënimit të jetës dhe pasi jam kthyer në këtë vend ku drejtoj klubin e futbollit “Partizani”.

Jam krenar për tim vëlla, e votoj me kënaqësi si pjesë e shumicës së shqiptarëve për kaq vite dhe ia bëj hallall pjesën time të baltës familjare për shkak të detyrës së tij. Po as jam përfshirë ndonjëherë me politikë, apo me hallet e punës së tij dhe as i kam shkuar ndonjëherë në zyrë, apo kam kërkuar ndonjëherë prej tij ose ministrave të tij ndonjë favor. Për shembull, më vjen keq që prej vitesh klubi “Partizani” kërkon pa sukses nga Ministria e Mbrojtjes, kthimin e disa barakave të shkatërruara të ushtrisë në terren sportiv, për t’ia bashkëngjitur kompleksit sportiv që Presidenti i klubit e ka investuar vetë dhe asgjë nuk lëviz Në vitin 2025 Shqipëria do të mikpresë Europianin e të rinjve U-17 dhe stadiumi i Partizanit është përzgjedhur si një nga stadiumet e këtij kompeticioni që vjen për herë të parë në Ballkan. Uroj që qeveria t’ia japë më në fund “Partizanit” ato barraka që kalben mbi tokë pa asnjë ushtar rrotull tyre, që klubi ynë të krijojë një hapësirë të re të gjelbër për shumë djemtë e vajzat që luajnë futboll.

Ndërsa për sa i takon lidhjeve të mia me drogën, ato janë po aq të vërteta sa lidhja me të vërtetën e këtij të paburrit që më akuzon. Kështuqë dhe kaq sa i kushtova këtij teatri kukullash e shpenzova vetëm në emër të dinjitetit të rolit tim si drejtues i një klubi futbolli, ku racizmi dhe droga konsiderohen armiq të njeriut dhe shoqërisë.

Etiketa: Olsi RamaXibraka

Lajme të lidhura

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)
Aktualitet

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Para
PD: Ja kush janë prokurorët që shpëtuan vëllain e Ramës

PD: Ja kush janë prokurorët që shpëtuan vëllain e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com