GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë, niset kontingjenti i dytë me efektivë nga Shqipëria

10:35 - 23/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë, niset kontingjenti i dytë me efektivë nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë për faktin se këta efektivë nisen në mision si përfaqësues të vendit në përpjekjet e Aleancës së NATO-s për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes. “Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve dhe në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, u shpreh gjatë fjalës së tij Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj aspiratave të Kosovës, por vlerësoi edhe rritjen e pranisë së forcave të vendeve të Aleancës di pjesë e KFOR. “Mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfidat tona të sigurisë mbeten të përbashkëta, të pandashme dhe të gjithanshme.

Ato vijnë nga çdo drejtim, dhe mund të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Ministria e Mbrojtjes vlerëson dislokimin dhe rritjen e prezencës së forcave të armatosura të vendeve aleate dhe partnere në Misionin e KFOR-it. Ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Siç e nënvizoi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pak ditë më parë, trupat e KFOR në Kosovë janë të gatshme dhe të vendosura për të ndjekur detyrën e tyre në përmbushje të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë dhe në rajon”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vlerësoi edhe efektivët e kontigjentit të parë, të cilët sipas tij kanë treguar vlera dhe standarde të larta morale dhe me profesionalizmin e tyre kanë fituar respektin dhe besimin e plotë të Komandës të operacionit dhe efektivëve të tjerë të Aleatëve të NATO-s.

30 trupat e Kontigjentit të 2-të nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e tyre italianë dhe kroatë.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji, zv. Komandanti i Forcës Tokësore, oficerë/nënoficerë si dhe familjarë të efektivëve.

Etiketa: KFORKosove

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Vendim i prerë nga KPA, jashtë sistemit ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Vendim i prerë nga KPA, jashtë sistemit ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:24 - 18/02/26
Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, nuk dihet fati i të paktën 22 shqiptarëve
Aktualitet

Zbrazet masivisht kampi xhihadist Al-Hol në Siri, nuk dihet fati i të paktën 22 shqiptarëve

17:32 - 18/02/26
Para
Dy vajza zihen me të riun në lokal, ndërhyn policia

Nuk përmbahet 72-vjeçari, ngacmon seksualisht dy vajza të mitura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blendi Gonxhe “hap thesin”: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos
Breaking Views

Blendi Gonxhe “hap thesin”: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26

Ndërsa qytetarët përballen me qira stratosferike dhe çmime ushqimesh që nuk ndalen, paratë e taksapaguesve shqiptarë vazhdojnë të rrjedhin drejt...

Lexo më shumë
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26
Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

19:56 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com