Në dosjen hetimore të Gjykatës së Posaçme që lidhet me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe anëtarëve të familjes së tij, rezulton se një nga organizatat e drejtuara nga Ajola Xoxa ka marrë një shumë prej rreth 15 mijë dollarë për realizimin e një projekti. Sipas dokumenteve të hetimit, ky projekt ishte planifikuar të realizohej gjatë periudhës janar-korrik 2022.
Megjithatë, nga bisedat e dokumentuara, duket se deri në maj të vitit 2022 nuk është bërë asnjë punë në lidhje me projektin. Në këtë kuadër, Adela Kondakçiu shprehu shqetësimin se Ambasada ka kërkuar foto që të vërtetonin përparimin e punimeve. Dosja e SPAK-ut pohon gjithashtu se për këtë projekt janë realizuar edhe pagesa fiktive.
PJESË NGA DOSJA:
Ina Goxhaj sqaron Adelën se sms i është dërguar nga Anxhela. Adela Kondakçiu i përgjigjet: Atë financiar? Atë që dërguam financiar i bije, po duhet të bëjmë përmbledhëse se ca kemi për të paguar me 15.000 USD? Ina Goxhaj i përgjigjet në faqen 257: Në lidhje me ato aktivitetet dhe se cfarë kemi “paguar” por që janë vënë në buxhet. Është e qartë se bëhet fjalë për një aktivitet i cili do financohet në dollarë amerikanë, dhe si do të shihet në vijim, është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Gjithashtu sipas organit procedues është e qartë, se nisur edhe nga thonjzat e përdorura tek fjala “paguar”, ka patur pagesa fiktive. Kjo ka rezultuar si nga komunikimet që pasojnë ashtu edhe nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, por edhe provat e siguruara nga burime të hapura.
121.10. Në vijim, në muajin prill të vitit 2022 Ina Goxhaj fillon punë tek Avokati i Popullit dhe për këtë njofton Adela Kondakçiun. Fage 263. Në faqen 264 kuptohet që dollarët e përmendur më sipër, financohen nga Ambasada Amerikanë në Tiranë. Më datë 29.04.2022, Adela Kondakçiu njofton se kanë kaluar 14.940 USD. Fage 319. Në faqen 325 përmendet prap “Ilda”, ndërsa Adela Kondakçiu pyet Inën nëse ka folur me Ejonën apo Ildën. Në vijim, në faqen 330 Adela thotë do ishte mirë të takonte Ildën se Ejona nuk bën punë. Këtë gjë ja konfirmon edhe Ina Goxhaj, kur i thotë: Do ishte shumë mirë ta takoje lidën dhe e mbyllje këtë punë. Në faqen 350 Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke patur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022. Adela Kondakçiu thotë: Por kam nje shqetesim qe eshte realizimi i projektit sepse AMBASADA DO DOJE DISA FOTO GJERA APO JO? Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga Ambasada në fjalë. Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.
121.10.1. Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: QE TE BENIN EDHE NDONJE GJE NGA ATO QE DUAN ATA MOS TE DALIM KEQ. Pra, rezulton se nuk kanë bërë asgjë të paktën deri në fund të Maj 2022. Ina Goxhaj i thotë: Prandaj dua të takoj Ejonën. Që të më sigurojë fotot. Faqe 352. Adela Kondakçiu vijon: Se do na lën pastaj këto, dhe do mbesim keq. SE DO NA LËNË ZBULUAR PASTAJ. SIA KAM BESËN. Faqe 353-354. Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Adela vijon: Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do ti shkruaj nje nga keto dite se kur do kaloje ne zyre. Faqe 354. Ina Goxhaj i përgjigjet: SE KAM HALL SE NE FUND DO THOTE EJONA, PLOTESO ÇEKUN DHE I MARRIN LEKET DHE NE MBETEMI PA GJE FARE. Pra, jo vetëm që nuk ka asnjë vendimmarrje, por Ina Goxhaj urdhërohet të plotësojë në fund çekun për pagesat, të cilët sic rezulton nga këto komunikime janë shumica fiktive. Përsëri Ina Goxhaj thotë që nuk do arrijë dot të flasi me Ildën se do që edhe ta takojë. Ina shprehet: Unë them të kalojmë të paktën rrogat tona. Pastaj të bëjnë cië duan. Faqe 355. PRON
121.11. Adela në faqen 356 i sugjeron: Per mendimin tim thuaji qe te jape fotot para cfaredo veprimi qe mund te bejne me leke. SEPSE PERGJEGJESIA DO TE MBESE TY SI DREJTORESHE PROJEKTI. Edhe ne rastin me te keq do duhet te kthesh leket mbrapsht.
Discussion about this post