GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pjesë nga dosja hetimore/ E gjithë familja nën hetim pasuror nga SPAK, vëllai i kryebashkiakut rezultoi me 31 llogari bankare

12:57 - 11/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Njerëzit marrin ushqime me listë, ndërsa Ajola Xoxa shpenzoi mbi 860 milionë lekë për veshje e bizhuteri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se pas verifikimeve në sistemin e Raportimeve të Llogarive Bankare, kryebashkiaku Veliaj rezulton se ka 15 llogari bankare, nga të cilat 4 janë me status llogari e hapur dhe 11 të tjera janë të bllokuara.

Ajola Xoxa ka rezultuar me 16 llogari bankare, nga të cilat 10 prej tyre janë të bllokuara. Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë rezulton nga verifikimet e SPAK se ka 31 llogari bankare, nga të cilat 12 janë të bllokuara. Shqiponja Veliaj, mamaja e kryebashkiakut, po ashtu ka rezultuar me 3 llogari bankare, të treja të mbyllura.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE E SPAK: 

6.18. U kryen verifikime nga ana jonë ne sistemin e Raportimeve të Llogarive Bankare nga ku rezultoi se shtetasi Erion Luan Veliaj me NID H91217035J, ka 15 (psëmbëdhjetë) llogari bankare sa poshtë vijon: 1) Në bankën Credins ka 11 llogari, 2 me status llogari e hapur dhe 9 me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e hapur; 3) Në bankën Intesa San Paolo ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.

6.19. Shtetësja Ajola Arben Xoxa me NID 135716050T, ka 16 (gjashtëmbëdhjetë) llogari bankare si më poshtë: 1) Në Bankën Kombëtare Tregtare ka 5 llogari, 3 me status llogari e hapur dhe 2 me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Intesa San Paolo ka 4 llogari, I me status llogari e hapur dhe 3 me status llogari e bllokuar; 3) Në bankën Credins ka 5 llogari, 3 me status llogari e hapur dhe 3 me status llogari e bllokuar; 4) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.

6.20. Shtetasi Arbër Luan Veliaj me NID 151225008D, ka 31 (tridhjetë e një) llogari bankare si më poshtë: 1) Në bankën OTP ka 13 llogari, 8 me status llogari e hapur, 4 me status llogari  e bllokuar dhe 1 me status Dormant; 2) Në Bankën Kombëtare Tregtare ka 8 llogari, 4 me status llogari e hapur, 3 me status llogari e bllokuar dhe 1 me status Dormant; 3) Në bankën Credins ka 5 llogari, 3 me status llogari e bllokuar dhe 2 me status Dormant; 4) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar; 5) Në bankën First Investment Bank ka 2 llogari me status llogari e hapur; 6) Në Bankën Amerikane të Investimeve ka 1 llogari me status llogari e hapur.

6.21. Shtetasja Shqiponjë Maliq Veliaj me NID E95108067D, ka 3 (tre) llogari bankare si më poshtë: 1) Në Bankën e Tiranës ka 1 llogari me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.

 

Etiketa: dosjefamiljahetimeKryesore1Veliajvellai

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Nesër mbahet gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të zhvillohet seanca

Nesër mbahet gjyqi për Veliajn, zbulohet ora kur do të zhvillohet seanca

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com