GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pjesëmarrja, e vetmja betejë për votën e lirë

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Ka vetëm një mundësi që këto zgjedhje të japin një rezultat tjetër, pjesëmarrja masive, edhe nga jashtë, për ta bërë sa më të vështirë kontrollin e rezultatit nga maxhoranca. Nëse opozita i ka motivuar njerëzit aq sa të dalin masivisht në zgjedhje, aty ku difererenca do të jetë e madhe, blerja e votave, intimidimi i votuesve dhe i kandidatëve, numërimi i shtrembëruar dhe votat e pavlefshme, do ta kenë të vështirë ta deformojnë rezultatin. Kjo do të thotë që opozita duhet të marrë më shumë se 60 për qind të votave që të arrijë të nxjerrrë një rezultat pozitiv nga kutitë.

Që nga vitit 2017, periudha më e bukur e zgjedhjeve mbaron të dielën në darkë. Deri atëherë duket sikur gjithçka po zhvillohet në një film perëndimor. Njerëz entuziastë nga të gjitha anët, opozita optimiste që parashikojnë fitore të thella dhe përmbysje historike, komisionerë dhe vëzhgues partish që premtojnë se nuk do lejojnë as mizën tu kalojë, makina me flamuj e postera të opozitës që nuk kanë frikë, liderët e opozitës që janë të bindur për ndryshim dhe ata që i besojnë duke numëruar mbrapsht minutat e përmbysjes së regjimit.

Pastaj hapet kutia e parë. Pastaj fillojnë dyshimet për përzgjedhjen e kutive, llogaritë emotive dhe një zhgënjim që fillon të hyjë si helm në gjakun e opozitarëve, derisa pushton gjithë trupin për ta bërë të nesërmen e zgjedhjeve një ditë zemërimi dhe tensioni, që mund të rrezikojë shpërthimin nga momenti në moment.

Nesër është hera e pestë, që përsëritet periudha më e bukur e zgjedhjeve. Me të njëjtën gjuhë, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtën kritikë ndaj atyre që, nisur nga faktet, artikulojnë publikisht dyshimin te liria e zgjedhjeve, në favor të një rezultati të paravendosur nga një pushtet që kontrollon gjithçka.

Beteja mes entuziastëve të shumtë dhe mosbesuesve të paktë, bëhet më e fortë kur dalin faktet për blerje të votave, kur dalin sondazhet e porositura që japin shifra sikur votat nuk blihen, apo në rastin kur kandidati i opozitës arrestohet 2 ditë përpara zgjedhjeve. Me gjithë faktet që bërtasin, liderët e opozitës, me të njëjtën sjellje mbi 30-vjeçare, janë të kujdesshëm, mos të dekurajojnë votuesit, denoncojnë makinerinë shtetërore që është vënë në funksion të pushtetit të një njeriu, por vazhdojnë të deklarojnë fitore historike.

Është mëkat të thuash se jetojmë në Shqipëri, se Kryeministër është Edi Rama që e deklaroi rezultatin publikisht 3 ditë përpara zgjedhjeve. Është ai që e dënoi kandidatin e opozitës me burg 2 ditë përpara gjykatës, ai që sulmon personalisht këdo që i del përpara dhe pastaj vë në lëvizje të gjithë shtetin për ta bërë vetëgjyqësinë e tij akt formal.

Deri të dielën në darkë është tabu të thuash se të hysh në mekanizmin e ndërtuar nga Edi Rama me shpresën që do dalësh i fituar, është, ose naivitet, ose pranim i regjimit me kushtin që të jesh aksioner. Kështu kjo opozitë që u godit në 3 mars me vendimin e Gjykatës së Apelit, që u godit disa herë nga KQZ, me vendimet absurde të KAS, që nuk u la as të vendoste për Kryetarin e Koalicionit, por ia emëroi Edi Rama, që nuk do mund të numërojë as votat në gjysmat e tavolinave të numërimit, ka iluzionin se nga kutitë do të dalë një rezultat pozitiv, ose e krijon këtë iluzion për mbështetësit që të marrë sa më shumë, me shpresën se pak nga pak do ta dobësojë mekanizmin, ose pastaj, e ka pranuar sistemin hibrid me kushtin që të marrë mandatin për të qenë në opozitë.

Ka vetëm një mundësi që këto zgjedhje të japin një rezultat tjetër, pjesëmarrja masive, edhe nga jashtë, për ta bërë sa më të vështirë kontrollin e rezultatit nga maxhoranca. Nëse opozita i ka motivuar njerëzit aq sa të dalin masivisht në zgjedhje, aty ku difererenca do të jetë e madhe, blerja e votave, intimidimi i votuesve dhe i kandidatëve, numërimi i shtrembëruar dhe votat e pavlefshme, do ta kenë të vështirë ta deformojnë rezultatin. Kjo do të thotë që opozita duhet të marrë më shumë se 60 për qind të votave që të arrijë të nxjerrrë një rezultat pozitiv nga kutitë.

E vetmja e vërtetë që do të provohet nesër, është pikërisht masiviteti i shqetësimit të qytetarëve. Sa të shqetësuar janë njerëzit nga pushteti personal i Edi Ramës dhe ngushtimi i hapësirave të lirisë për politikë, biznes, arsim, shëndetësi dhe gjithçka kanë nevojë? Sa të shqetësuar janë nga korrupsioni galopant që rrëmben çdo vit 1 të katërtën e buxhetit sipas KLSH, pa përfshirë këtu pronat publike dhe private në qytetet e mëdha dhe bregdet? Sa besojnë ata se vota për opozitën do ta ndryshojë këtë realitet?

Prandaj zgjedhjet nesër, janë një provë nëse kjo opozitë mund ta mundë një regjim hibrid dhe nëse shoqëria do të japë shenjat që do të jetë gati pas 2 vjetësh. Për këtë duhet pjesëmarrje, që tjetërsimi i rezultatit të bëhet sa më i vështirë.

Etiketa: Enton AbilekajOpinionzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
“600 mijë euro për shërbime çlodhje”, PL denoncon Niko Peleshin

Blushi denoncon Peleshin: Vazhdon fushatën gjatë heshtjes zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
Aktualitet

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma helmimi, kanë marrë ndihmë mjekësore në Korçë, pas ushqimit që...

Lexo më shumë
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26
Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

Aktivisti Noj: Të gjithë bashkë në protestë, nuk na duhet përçarja

20:31 - 03/10/26
Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

Aktivistja Vatnikaj: Rama nuk sjell parimet BE-së, por qeverisjen e 313-ës

20:26 - 03/10/26
“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

“Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Thirrjet e protestuesve: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën!

20:21 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com