GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pjetër Nikolli shtrin dorën në Selenicë, Nertil Bellaj e gostit me 183 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Pjetër Nikolli shtrin dorën në Selenicë, Nertil Bellaj e gostit me 183 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë Gijotina.com raportoi mbi tenderin, ku firma  Kthella SHPK, në pronësi të Pjetër Nikollit, kishte përfituar tenderin 1.8 mln euro nga Niko Peleshi. Bëhej fjalë për asfaltimin e sheshit të një baze ushtarake në Bizë.

Por kompania e Nikollit ka një gjeografi të zgjeruar të zyrave ku është favorizuar për të përfituar fonde përmes prokurimeve. Në listën e këtyre rasteve së fundmi është shënuar tenderi i Bashkisë Selenicë që ka si objekt  ‘Përmirësimi i Rrugës Dhe Rrugicave Me Beton’.

Në dokument thuhet se ky tender zhvillohet në bashkëpunim me FSHZH, prandaj edhe kryetari Nertil Bellaj nuk është kursyer fare, por ka lënë në dispozicion 183 milionë lekë.

Dhe ky fond i majmë është dhënë nga Bellaj pa garë, me një konkurrent të vetëm. Në dokumente shohim që vetëm firma Kthella sh.p.k kishte dorëzuar një ofertë me vlerë 166 milionë lekë. Në këto raste gara duhet të anulohet për shkak të mungesës së konkurrencës, që duhet të rezultojë me kursim të fondit dhe të garantohet cilësi më e lartë.

Për këtë abuzim të hapur, Open Data Albania i ka vendosur Flamurin e Kuq, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky beton që po blen kryetari Bellaj parashikohet të hidhet në rrugët e 3 fshatrave të Selenicës. Më konkretisht do të shtrohen nga dy rrugica në fshatrat Vajzë, Treblovë dhe Drashovicë.

Nga foto më sipër shohim se bëhet fjalë për disa rrugica të ngushta lagjeje në këto fshatra dhe për 6 rrugica në total, që sipas Bellajt nevojiten 183 milionë lekë. Siç ndodh rëndomë, këtyre rrugëve do t’u hidhet pak asfalt sipër dhe dimrin e ardhshëm prishen sërish. Por, sipas projektit rrugët duhen mbushur me çakull dhe t’u hidhet nga 10 cm beton.

 

Nuk flitet për trotuare, as për ndriçim dhe kanalizime dhe as për zgjerim rrugë, investime që do të justifikonin këtë fond të madh. Ndërkaq, banorët në këto fshatra janë shprehur se shumë lagje të tjera brenda fshatrave kanë rrugë të amortizuara, por deri më tani askush nuk është kujtuar për to dhe as nuk përfshihen në planet e këtij tenderi.

Pra, kryetari Bellaj po shtron disa rrugica për fasadë, ndërkohë që fondi kënaq kompaninë me bazë në Mirditë, që me siguri i ka ardhur me porosi nga “lart”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: asfaltKthellaNertil BellajSelenicetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tentoj ta djeg me benzinë ish-gruan, dënohet shqiptari në Greqi

Tentoj ta djeg me benzinë ish-gruan, dënohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26

Protesta para Kryeministrisë ka marrë tjetër drejtim në mbrëmje, pas disa orësh pa incidente. Fillimisht, drejt godinës është hedhur një...

Lexo më shumë
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com