Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një plaçkitje të madhe të shqiptarëve përmes çmimit të naftës, duke krahasuar çmimet e naftës në Shqipëri me ato në vende të tjera.
Ai ka përmendur se nafta në bursë është shitur me çmime shumë më të ulëta, ndërkohë që në Shqipëri çmimi është shumë më i lartë, duke shkaktuar një peshë të rëndë për qytetarët. Berisha ka theksuar se kjo është një formë grabitjeje ndaj shqiptarëve, duke u shpjeguar se çmimi i naftës ka ndikim jo vetëm te ata që kanë automjete, por edhe te ata që nuk kanë, për shkak të ndikimit të çmimit të transportit në çdo produkt.
Ai ka denoncuar taksat e larta mbi naftën në Shqipëri, duke përmendur detaje të ndryshme të taksave dhe akuzuar qeverinë për një politikë të padrejtë që e bën Shqipërinë të ketë çmimet më të larta të naftës në rajon dhe për të ardhurat më të ulëta.
Deklarata:
Sot jam para shqiptarëve dhe para jush për të denoncuar publikisht plaçkitjen e madhe që u bëhet shqiptarëve në çdo litër naftë dhe për të paraqitur alternativën e PD-së.
Në vitin 2013, nafta në bursë ka qenë 97 cent, në Shqipëri është shitur me 140 lekë, në përputhje me kursin. Kurse me 7 prill të viteve më parë, nafta në bursë ka qenë 97.2 cent, në Shqipëri është shitur me 2.2 euro.
Në mars të po këtij viti që citoj, nafta në Maqedoni shitej me 1.3 euro. Në Slloveni, që ka të ardhurat disa herë më të larta, shitej me 1.4, kurse Austria me 1.35 naftën.
Nafta në Luksemburg, që ka të ardhurat mbi 100 mijë euro për banor, shitet 1.1 euro atë vit. Në Shqipëri shitej po atë ditë, 2 euro e 6 cent.
Nafta, se kam marrë disa raste që të nxirret një mesatare, në Shqipëri shitej me 239 lekë, në bursë ajo shitej me 1 gjer 1.8 dollarë. Kurse në SHBA, atë ditë nafta shitej 0.8 dollarë, pra pothuajse tre herë më lirë se në Shqipëri.
Janë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Kjo taksë e tmerrshme mbi shqiptarët shënon një grabitje të tyre të pamëshirë dhe vendos shqiptarët, njerëzit me rrogat më të ulëta në Europë, përballë çmimeve më të lartë në botë të naftës, më të larta se Singapori që i ka të ardhurat 80 mijë dollarë për frymë, më të larta se Luksemburgu që kryeson shpeshherë edhe botën për të ardhura për frymë.
Çfarë ndodh? Pse kjo?
Sepse nafta jo vetëm peshon në buxhetin e të gjithë atyre që kanë automjete dhe ata sot janë qindra mijëra, por peshon në çmimin e të gjitha produkteve që kërkojnë transport, dhe çdo produkt kërkon transport.
Pra, gjobën e naftës e paguajnë jo vetëm ata që kanë automjete, por edhe ata nuk kanë automjete, sepse kanë një përqindje të fortë, 15-20 përqind në çmim transporti i mallrave.
Pse këto çmime?
Dy janë faktorët më madhorë. Unë kam bërë një analizë që i duhet PD për të bazuar alternativën e saj sepse kjo do marrë fund 100 ditët e para të qeverisjes së saj. Ky qëndrim hyn në paketën 100-ditëshe.
Kjo tabelë tregon se Shqipëria është në krye, jo të gjitha taksat i tregon kjo kollonë, por tregon se është 0.60 për litër në Shqipëri dhe është vetëm 0.26 euro për litër në Maqedoninë e Veriut.
Janë pra në Shqipëri 3 herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut. Janë dy herë më të larta se në Bosnje, janë dy herë më të larta se në Kosovë.
Për të zbërthyer tani të vërtetën e taksave që u merren shqiptarëve nëpërmjet naftës, kam tabelën e mëposhtme, të cilën po e lexoj.
Akciza: 38 lekë për litër.
Taksa e qarkullimit, e cila në vitin 2013 ka qenë 7 lekë, është sot 27 lekë.
Taksa e karbonit: 3 lekë.
Taksa e rilicencimit, se këta i ndajnë me lote: 7-10 lekë.
Markimi dhe skanimi: 3 lekë.
Kontrolli i pompave: 2 lekë.
Tvsh: 30 lekë.
Në total 1.130 lekë.
d.m.th secili shqiptar që blen një litër naftë, i paguan qeverisë për këtë litër nafte në mënyrën më kriminale 1 euro e 13 cent, që nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Natyrisht ky tatim i qytetarëve për çdo litër nafte 1.1 euro është unik, nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri dhe në mënyrë të padiskutueshme kjo ka ndikim të fuqishëm në çmimin e naftës.
Cili është zotimi ynë?
Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.
Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 përqind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët.
Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime.
Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet.
Nafta është energji dhe energjia është zhvillim.
Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.
Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës.
Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë.
Discussion about this post