GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, arrestohet xhaxhai dhe vijon në kërkim nipi (Emrat)

13:01 - 22/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e premte, dy persona, xhaxha dhe nip, plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë. Mësohet se ata e kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Kryetari i i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Sotir Çipa, alias Arben Çipa, mësohet se është personi që u dhunua brutalisht nga dy persona, një prej të cilëve biznesmen.

Mësohet se autorët e dyshuar janë Diomet Musa, biznesmen në Sarandë, person me precedentë penalë, dhe Markelian Musa, po me precedentë penalë.

Të dy kanë lidhje familjare, xhaxha dhe nip.

Policia e Sarandës njoftoi arrestimin e Markelian Musës, ndërsa vijon të jetë në kërkim autori tjetër.

Mësohet se kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Arben Çipa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë. Goditjet me sende të forta i kanë shkaktuar plagë të shumta në trup.

Uniformat blu thotë se sherri mes tyre ishte për motive të dobëta.

Çipa pretendon se po ndërton një linjë elektrike në bazë të një projekti të miratuar nga OSHEE për një biznes të tijin në Heremec, një zonë ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë.

Policia nuk bën të qartë dinamikën e sherrit, ndërsa vetë Çipa pretendon se ditën e djeshme ndërsa ecte me automjet në zonën ku po ndërton linjën elektrike i kanë dalë para dy persona dhe i kanë kërkuar që linja mos të kalojë aty pasi në këtë vend do ndërtojnë ata. Debati ka degraduar duke përdorur në dhunë fizike, ndërsa në drejtim të Çipës është qëlluar edhe me gurë.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin.

Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit 29 vjeç.

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Etiketa: PlagosjeSarandëxhaxha

Lajme të lidhura

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Para
PD: Dështimi i qeverisë, asnjë përmirësim në sigurinë ushqimore dhe mjedisore

PD: Përsëri trafikohen lëndë të rrezikshme nga Shqipëria, pse heshtin autoritetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26

Një aksident ka ndodhur në afersi te qafes se i Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë. Mësohet se një automjet që po...

Lexo më shumë
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com