GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosi 3 të afërm në lokalin e VIP-ave në Tiranë, arrestohet Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’

21:53 - 25/09/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosi 3 të afërm në lokalin e VIP-ave në Tiranë, arrestohet Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohet djali i pronarit të ujit Lajthiza. I riu plagosi në korrik 3 të afërm në një lokal vipash në kompleksin Delijorgji në Tiranë. Festa në rreth shoqëror e familjar përfundoi me gjakderdhje, pasi në mesin e të ftuarve VIP ishte dhe një person i armatosur.

Edison Elezaj 32 vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, kishte me vetë një armë zjarri që policia thotë se ishte pa leje.

Gjatë festës pas mesnate, arma është shkrepur dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 familjarë, motra me dy vëllezërit.

Vajza 36 vjeç binjake me vëllain, dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit thotë policia në një njoftim zyrtar.

Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecarja është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ata kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës”, thotë policia.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, apo se përse djali i biznesmenit Elezaj duhej të festonte me armë në brez, por policia thotë në një njoftim zyrtar se 32-vjeçari “dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje ka bërë një shkrepje të pavullnetshme”, njoftoi policia.

32-vjecari  Edison Elezaj i identifikuar nga policia si personi që qëlloi me armë është shpallur në kërkim.

Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP.

Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve, i njohur si pronar i “Cinco Cavallit”

gijotina.com/

Etiketa: ArrestimKryesore1Lajthiza

Lajme të lidhura

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Aksident i rëndë në Orikum, makina përplas për vdekje biçiklistin

Aksident i rëndë në Orikum, makina përplas për vdekje biçiklistin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com