GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotografoi fletën e votimit/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici.

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij, Sami Disha, gjithashtu rreth 56 vjeç.

Për pasojë, Disha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu e plagosur nga konflikti ka mbetur edhe bashkëshortja e Sami Dishës.

Ditën e sotme konflikti mes dy fqinjëve degjeneroi në përdorim armësh në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, konkretisht për çështjen e një qeni.

Pas ngjarjes autori u arratis. Por arratia e tij zgjati pak, pasi rreth një orë pas konfliktit me armë ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

Qeni që lehte nëpër lagje ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, që çoi në plagosjen e një çifti.

Shpëtim Osma u arrestua nga policia pasi plagosi me armë zjarri Sami dhe Nadire Dishën këtë të premte.

Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e deritanishme, shkak i konfliktit mes autorit dhe dy të plagosurve është bërë qeni i këtyre të fundit.

Mes autorit të dyshuar dhe familjes Disha përgjatë ditëve të fundit kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Fillimisht debati ka nisur për bagëtitë e familjes Disha, që kishin hyrë në territorin e fqinjit. Në debat e sipër, kryefamiljari Disha ka lënë të lirë qenin, që e mbante për ruajtjen e bagëtive. I shqetësuar nga kafsha, Osma fillimisht ka qëlluar për të vrarë qenin, por plumbat kanë kapur pjesëtarët e familjes Disha.

Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, qëllimi i tij nuk ka qenë të plagoste fqinjët, por të qëllonte qenin që e konsideronte të rrezikshëm.

Tre prej plumbave prekën kryefamiljarin S. Disha. Një plumb preku bashkëshorten e tij, ndërsa e bija pësoi gërvishtje. Të plagosurit ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Etiketa: autorplagosvetedorezohet

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

Policia ‘blindon’ hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com