GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosi fqinjin, arrestohet 49-vjeçari dhe shoku që e strehonte në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosi fqinjin, arrestohet 49-vjeçari dhe shoku që e strehonte në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme Albert Ostrenin, 49-vjeçarin, i cili tre ditë më parë plagosi me armë zjarri fqinjin e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e Alliasit në kryeqytet. Përmes një njoftimi policia bën të ditur se 49-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Fresku”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fresku”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Vihet në pranga 49-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, mbrëmjen e datës 23.08.2022.

Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur me datë 23.08.2022, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi R. M., 23 vjeç, bazuar dhe informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit A. P. (O)., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fresku”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Teki Selenica”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. P. (O)., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi F. G., 46 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasja E. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi A. P. (O)., me datë 23.08.2022, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. M., 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit F. G., në rrugën “Teki Selenica”, ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari.”

Kujtojmë se, gjatë kontrollit të banesës të  qytetarit A. P. (O), ditën e ngjarjes, me datë 23.08.2022, shërbimet e policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë grushti.

Vijon puna për gjetjen e armës së përdorur për kryerjen e krimit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Etiketa: policuiaTirane

Lajme të lidhura

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli
Aktualitet

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

19:25 - 21/07/26
“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj
Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

19:09 - 21/07/26
Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke
Aktualitet

Atentati në Elbasan/ Objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’? Autori me maskë silikoni dhe paruke

18:00 - 21/07/26
Para
Itali/ Djali vret prindërit, del xhiro me makinë para se të dorëzohet

Kërkohej për një vrasje në Greqi, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit
Botë

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. Shkarkimi i...

Lexo më shumë
Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

Zyra luksoze në Ishëm dhe Katund i Ri, ku ka mijëra banorë të pastrehë/ Sako ndan 800 MLN lekë me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën

23:11 - 21/07/26
Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

Pas Kosovës dhe Maqedonisë, stuhia e fuqishme mbërrin në Shqipëri, ja situata

22:29 - 21/07/26
Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat e saj

22:14 - 21/07/26
Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

Organizatorët e protestës i përgjigjen Ramës për Paketën e Maleve: Shqipëria, në shitje

21:49 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com