GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e 14-vjeçarit, të afërm e shokët e skuadrës mblidhen te Trauma, flasin trajneri dhe babai

23:17 - 18/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e 14-vjeçarit, të afërm e shokët e skuadrës mblidhen te Trauma, flasin trajneri dhe babai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

14-vjeçari Luis Meçja është ende në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur pas sherrit me thika pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Shoku i tij Martin Cani ndërroi jetë te Trauma, ndërkohë që Meçja ende po merr ndihmë mjekësore dhe ka katër plagë.

Familjarë të shumtë dhe miq dhe shokët e skuadrës me të cilin luan adoleshenti janë mbledhur te Trauma për të mësuar për gjendjen e tij.

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 14-vjeçari Martin Cani që humbi jetën pas një sherri sot, tregon si ai ishte djalë shembullor. Në një bisedë telefonike, Bakalli thotë se 14-vjeçari dhe shoku i tij Luis Meçja ishin pjesë e U-15 Dinamo.

Trajneri shprehet i tronditur nga ngjarja dhe tregon se dje 15-vjeçari kishte marrë pjesë në ndeshje. Madje ai thotë se dyshohet se Martin Cami ishte zënë me autorin që të premten, pasi ishin përplasur me njëri-tjetrin.

“Martin Cani dhe Luis Meçja janë futbollistë me ekipin tim. Janë dy nga djemtë më të mirë që kam në ekip. Dje kishim ndeshje në Kavaje dhe ishin edhe Martin Cani dhe Luis Meçja në ekip dhe tani pasdite kishin edhe stërvitje.

Ishin nxënës të klasës së 9. Cani e Mecja ishin shok me njëri-tjetrin.  Thonë se Martini ishte zënë që të premten me atë djalin. Thjesht ishin përplas me njëri-tjetrin ndoshta trup më trup, ishin cekur dhe i kishin thënë njeri tjetrit apo ai këtij ta tregoj unë të hënën”, tha trajneri.

Ndërkohë, babai i Luisit tregon se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatar. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka katër plagë me thikë në trup. Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, shprehet ai.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vrasja tek "Fan Noli"

Lajme të lidhura

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Breaking Views

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

07:31 - 25/01/26
Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital
Aktualitet

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ‘Fan Noli’: Nesër mësimi nis ndryshe, s’do e shohim më në bankë pas 9 vitesh

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ‘Fan Noli’: Nesër mësimi nis ndryshe, s’do e shohim më në bankë pas 9 vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Breaking Views

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

07:31 - 25/01/26

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me...

Lexo më shumë
Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

21:38 - 24/01/26
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com