GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT+FOTO)

08:47 - 14/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT+FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbardhur detajet nga plagosja e djeshme e dy personave në ish-parkun e autobusëve në Tiranë, ku janë arrestuar 2 autorët e dyshuar dhe një tjetër ndodhet në kërkim.

Sa i përket të arrestuarve ato janë Farjon Palushi, 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” e akuzohet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Gjithashtu u shpall në kërkim edhe autori i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhatani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Ditën e djeshme rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ku njëri prej tyre ka marrë një plumb në këmbë.

Aleksandër Nikolla, pra një prej të plagosurve, është arrestuar pasi akuzohet se nuk ka treguar identitetin e personave që i kanë qëlluar.

Sakaq, vlen të përmendet se Daniel Manushi dhe Farjon Palushi nuk ishin emra të panjohura për policinë.

Daniel Manushi njihet si tip problematik, rezulton me nënshtetësi gjermane pasi ka lindur në këtë shtet dhe herë pas here udhëtonte drejt këtij vendi.

27-vjeçari është me precedent penal, pasi 4 vite më parë qëlloi me armë zjarri duke plagosur një efektiv policie, të komisariatit nr. 1, i cili në momentin që u godit ishte jashtë shërbimit. Daniel Manushi më 28 nëntor 2017 qëlloi dhe plagosi agjentin e krimeve Ermal Bregu.

Agjenti Bregu asokohe dëshmoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. Sipas tij, Manushi i kishte thënë “pse më sheh” dhe nga aty kishte nisur debati që përfundoi me plagosje.

Ndërsa Fatjon Palushi është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në “arrest shtëpie”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: ArrestimTirane

Lajme të lidhura

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj
Aktualitet

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Para
Tajfuni godet Filipinet, 19 viktima dhe 14 të zhdukur

Tajfuni godet Filipinet, 19 viktima dhe 14 të zhdukur

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

08:31 - 02/02/26
‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com