Teksa 51-vjeçari shqiptar Andrea Kalemi, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi iu bë atentat me armë zjarri, policia greke vijon operacionin nga deti dhe toka për kapjen e autorit.
Po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin. Autori i maskuar mësohet se ka qëlluar 10 herë mbi Kalemin, ndërsa ka dyshime se shqiptari kishte mbërritur direkt nga Italia për të kryer krimin.
Ndërkohë, Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, është transportuar i plagosur me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.
Discussion about this post