GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e Dedë Pllanajt, lidhja me vrasjen monstruoze të Bardhok Pllanajt

22:45 - 30/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e Dedë Pllanajt, lidhja me vrasjen monstruoze të Bardhok Pllanajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rikthehen sulmet e armatosura në Shkodër ku shënjestra e radhës ka qënë Dedë Pllanaj, kushuriri i Bardhok Pllanajt, person i ekzekutuar para disa muajsh. Djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanaj ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe në krah ndërsa të shtënat kanë ndodhur në zonën e Dobraçit. Bardhok Pllanajt, i njohur si ‘kumbari i drogës’ në Shkodër, u ekzekutua me 4 prill të vitit të kaluar.

Por kush ishte Bardhok Pllanaj?

Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër cilësohet nga ekspertët e hetimit si një shfryrje dufi,  për shkak të egërsisë së krimit.

Ekzekutimit i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj duket se ka prishur ekuilibrat në botën e krimit në Shkodër pasi viktima njihej si person  me precedentë  të theksuar kriminalë ndërkohë që i kishte shpëtuar drejtësisë të paktën tri herë.

7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.

I njohur ndryshe si “Kumbari” i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

Ngjarja e sotme na zbulon se vrasja e Bardhok Pllanajt ka qënë fillimi i një serie ngjarjesh kriminale të cilat prishin qetësinë  e qendrës së veriut të Shqipërisë.

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Argjendi habit të gjithë, vendos të largohet nga “Për’puthen”

I mori të dashurën Bashkimit? Argjendi sqaron njëherë e mirë raportin me Alvisën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com