GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, lihet në burg pjesëtari i FSK

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, lihet në burg pjesëtari i FSK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”,“përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftim.

Si ndodhi ngjarja?

Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosën mbrëmjen e së premtes më datë 6 janar në ditën e Krishtlindjeve në Gotovushë afër Shtërpacit në Republikën e Kosovës nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovës. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur u hap zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. 33-vjeçari Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë. Kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël. Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast.

Etiketa: KurtajPlagosjeShtërpcë

Lajme të lidhura

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Para
Kaloi me sukses Vettingun, Sokol Ngresi dyshohet se falsifikoi ekspertizën për apartamentin

‘Pastrueset hajdute’ s’janë fenomen i ri, edhe këtij gjyqtari iu…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste
Aktualitet

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë...

Lexo më shumë
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Zgjedhjet lokale/ Begaj pret partitë për datën! Opozita bojkoton takimin, PS dhe PSD i përgjigjen ftesës

08:34 - 30/10/26
“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?

“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?

08:32 - 30/10/26
Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit

“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama

08:15 - 30/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com