Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington DC të mërkurën, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.
Të shtënat ndodhën në qendër të Uashingtonit, DC, të mërkurën, sipas një burimi të njohur me raportet e hershme dhe një zyrtari të zbatimit të ligjit.
Policia Metropolitane e DC tha në X se vendi i ngjarjes është i sigurt dhe një i dyshuar është në paraburgim.
Gjithashtu ata këshilluan njerëzit të shmangin zonën.
Po ashtu Presidenti Donald Trump është informuar për të shtënat, tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt në një deklaratë.
“Shtëpia e Bardhë është në dijeni dhe po e monitoron në mënyrë aktive këtë situatë tragjike. Presidenti është informuar,” tha Leavitt.
Trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të shumta kanë qenë në Uashington DC për muaj të tërë, si pjesë e masave të Presidentit Donald Trump kundër krimit në kryeqytetin e vendit, të cilat që atëherë janë zgjeruar në qytete të tjera në të gjithë vendin.










Discussion about this post