GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e Enrik Metës, autori me rekorde kriminale arratiset për të dytën herë radhazi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e Enrik Metës, autori me rekorde kriminale arratiset për të dytën herë radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është larguar nga “Arresti Shtëpiak” për të dytën herën radhazi, Hektor alias Tori Xheçuka, i dënuar dhe arrestuar për “Plagosjen e Rëndë me dashje” ndaj Enrik Metrës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Burrelit.

Xheçuka njihet si person me rekorde kriminale dhe është ndaluar në nëntor të 2018, si njeri i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Emiljano Boçit në Tiranë.

Por masa e arrestit në shtëpi nuk lidhej me ngjarjen e vrasjes së Boçit, por tentativën e vrasjes së Enrik Metrës, i cili nga atentati i ndodhur në Burrel mbeti i plagosur rëndë.

Largimi i tij nga banesa në Tiranë, është konstatuar ne mesin e muajit Maj, pasi në shtëpinë ku ai qëndronte, kanë shkuar për verifikimin efektivët e policisë të komisariatit nr.2.

Policia, nuk e ka gjendur Xheçukën në shtëpi dhe menjëherë ka marrë kontakte me familjarët e tij në Kamëz, por edhe aty nuk është gjendur.

Personi që mbahej në “arrest shtëpie”, dyshohet se është larguar në drejtim të Dubait. Efektivë të komisariatit nr.2 kanë kryer disa kontrolle për lokalizimin dhe arrestimin e Hektor Xheçukës, por pa rezultat.

Që prej janarit 2022, brenda një periudhe 5 mujore Xheçuka, rezulton të jetë larguar dy herë nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Për rastin e largimit të parë, policia mundi ta arrestojë këtë person në zonën e spitalit “Nënë Tereza”.

Për këtë thyerje të masës së sigurisë, Xheçukës ju vendos nga gjykata e Tiranës, dhe një masë e dytë “arrest në shtëpi” për akuzën e “Largimit nga vendi që i ka caktuar gjykata”.

Por vetëm 5 muaj nga kjo ngjarje, sërish Xheçuka është larguar dhe prej mbi 15 ditësh nuk ka mundur të arrestohet nga policia. Tashmë largimi i tij nga banesa është refeuar nga policia në prokurori dhe prokurori Shpëtim Garunja, po kryen hetimet.

Ndërsa për rastin e largimit të parë në muajin Maj 2022, mësohet se prokurori Bledar Valikaj, e ka marrë të pandehur Xheçukën dhe dosjen ia ka kaluar për gjykim gjykatës së Tiranës. ORANEWS.TV

Etiketa: Enrik MetaHektor alias Tori Xheçuka

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Britania godet grupin kriminal të lidhur me bandat shqiptare

Britania godet grupin kriminal të lidhur me bandat shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com