GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e Kalemit, detaje nga operacioni i policisë greke. Dyshimet

10:37 - 10/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e Kalemit, detaje nga operacioni i policisë greke. Dyshimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke po vijon një operacion nga deti dhe toka për kapjen e autorit të plagosjes së Andrea Kalemit, 51-vjeçarit shqiptar, ndaj të cilit u qëllua me 10 plumba.

Kalemi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dyshohet se autori i krimit është një tjetër shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Italia.

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë kontrolli për të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin.

I plagosuri Kalemi, kushëri i Aleksandër Sadikajt, është transportuar me skaf nga Paxos në limanin Arila, Perdika dhe më pas me autoambulancë drejt Janinës.

Kalemi rezulton të jetë një emër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm. Kjo pasi, drejtësia belge kërkonte burgosjen e tij në vitin 2001, kohë kur së bashku me vëllain e tij, Fatmir Kalemi, akuzohej se kishte ekzekutuar në Anderleht vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça.

Pikërisht në vitin 2001, Kalemi rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA.

Më pas në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivet e policisë, teksa ishin nën efektin e alkoolit. Sakaq, një person i katërt që ishte në shoqërinë e tyre goditi me shufër hekuri në kokë punonjësin e policisë me iniciale E. V., i cili përfundoi asokohe në spital.

Ndërkohë, në vitin 2022 emri i Kalemit doli sërish në dritë, pasi një shpërthim i komanduar me eksploziv, i mori jetën kushëririt të tij Aleksandër Sadikaj, pranë rreth rrotullimit të TEG-ut në kryeqytet.

Një seri ngjarjesh që lidheshin me atentatin pasuan dhe më e rënda ishte vrasja e biznesmenit Edmond Papa, si shenjë hakmarrje për shpërthimin që i mori jetën të riut Sadikaj.

Pas hekurave për vrasjen e Papës ndodhet miku i Andrea Kalemit, Albano Velo, i cili u arrestua nga autoritetet ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër shok i tij, i identifikuar si Andreë Bode.

Në dosjen hetimore për vrasjen e Papas përmendet edhe emri i Kalemit. Sakaq, Andrea Kalemi rezulton të jetë edhe biznesmen, pasi emri i tij del si bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adresë në Memaliaj. Kjo kompani sipas ekstratit të QKB-së operon në disa fusha.

Etiketa: kalemiKryesore1operacioniplagosja

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
Dhunë në familje dhe shpërndarje droge, arrestohen 9 persona në Tiranë

Transportonin emigrantë ilegalisht, prangosen 2 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com