Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kukësit, me urdhër të prokurores Vilma Kapaj, të cilët akuzohen për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilajt.
Me urdhër të prokurorisë është arrestuar drejtori i Shërbimeve në bashki, Zenel Muçmata, dhe dy persona të tjerë që po i dërgonin ushqim dhe do ta largonin nga aty.
Zenel Muçmata, Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme në lidhje me plagosjen e Elvis Halilaj, disa ditë më parë në Bicaj të Kukësit.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me datë 24.02.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, nën drejtimin e Prokurores Vilma Kapaj, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bëri arrestimin e shtetasve;
1. Zenel Izet Muçmata dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe ‘Armëmbajtje pa leje’ parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal.
2. Genci Gëzim Pinguli i datelindjës 25.01.1997 dyshuar për veprën penale të ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’ parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal
3. Enes Asllanaj i datelindjes 14.11.1990 dyshuar për veprën penale të ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’ parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal.
Ky operacion ishte në vijim të plagosjes së ndodhur nga vëllezërit Muçmataj kundrejt vëllezërve Halilaj për ngjarjen e ndodhur me datë 19.02.2025.
Ndaj Shtetasit Zenel Muçmata ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.
Ata janë arrestuar në Tiranë, teksa Zenel Muçmata ishte strehuar në një banesë pranë ‘9-katsheve’ dhe njëri prej tyre, të arrestuar po ashtu sot, do t’i çonte ushqim dhe tjetri do ta largonte.
Discussion about this post