GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e Marklen Hakës/ Gazetarja paralajmëron ngjarje të rënda kriminale: Luftë e ashpër mes bandave

16:29 - 08/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e Marklen Hakës/ Gazetarja paralajmëron ngjarje të rënda kriminale: Luftë e ashpër mes bandave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala bëri një paralajmërim të fortë ku u shpreh se do të plasë luftë e ashpër mes bandave. E pikërisht ditën e sotme nuk vonoi dhe ndodhi një përplasje, siç është plagosja e Marklen Hakës.

Ajo pohoi në emisionin ‘Open’ në ‘Neës24’ se mund të ketë ngjarje të rënda kriminale. Lala, duke iu referuar burimeve të saj, u shpreh se ekziston në këto momente një betejë e ashpër midis disa grupeve kriminale në vend, që janë të fuqishëm në zonën e Niklës, Shijakut dhe Shkodrës.

Sipas saj disa grupe kriminale janë shkrirë në një, duke krijuar një “konglomerat” kriminal dhe kjo do të çojë në gjakderdhje të mëdha, pasi prej këtij grupimi ka ardhur dhe vrasja e vëllait të një ish-deputeti Ndoka në Lezhë.

“Jo pa qellim e lidha me rastin e vrasjes së Bardhok Pllanaj pasi ishte njeri që ruante balanca, pasi vrasja e tij krijoi shumë përplasje mes grupeve kriminale në Shkodër, në Nikël dhe Lezhë. Janë kryer shumë hetime dhe kontrolle nga policia por nuk është gjetur asnjë pjesëtar apo i afërm i familjes së tij për ta marrë në pyetje. Pajtohem me zotin prokuror, përsa kohë thotë është gjakmarrje por kanë ndryshuar dhe balancat e krimit. Sot që flasim janë disa grupe kriminale.

Janë një grup nga Fushëkuqja, një nga Lezha dhe një nga Shijaku që janë bërë bashkë dhe po godasin nga dy drejtime. Ata po godasin në Shkodër nga ku besohet se erdhi vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe më andej me grupin e Niklës, nga besohet se erdhi dhe vrasësi. Po flas sepse kamë parë dokumente që provojnë çka po ndodh nën rrogoz. E them këtë sepse nëse në veri dikush do vritet për motivet e hakmarrjes dhe më pas ngatërrohet me gjakmarrjen, do të krijohet një sagë që s’dihet ku do të përfundojë. E vetmja mënyrë është që shteti të ndërhyjë pasi do të derdhet gjak.

Policia e shteti është duke monitoruar se cila nga familjet do të dërgojë persona te familja tjetër për të kërkuar faljen e gjakut dhe të betohen se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.”, tha ajo.

Etiketa: Klodiana LalakrimeMarklen Hakës

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Nga turizmi tek arsimi, ja marrëveshjet që firmosi Rama në samitin në Ohër

Nga turizmi tek arsimi, ja marrëveshjet që firmosi Rama në samitin në Ohër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com