GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e shqiptarit në Greqi, dyshohet hakmarrje për vrasjen e 2001

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Plagosja e shqiptarit në Greqi, dyshohet hakmarrje për vrasjen e 2001
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 51-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon.

I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i cili dyshohet se është i implikuar me vrasjen e Edmond Papës, i vrarë në muajin dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë.

Po ashtu, ai është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë në vitin 2001. Sipas të dhënave të siguruara për Top Channel, Kalemi ka hyrë në datën 5 gusht në Greqi nga Kakavija, së bashku me gruan tre fëmijët.

Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali.

Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ku autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën i cili mbeti i plagosur. 51-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.

Policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes. Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit ose pas dëshmisë së të plagosurit.

Vrasja e  Edmond Papës dhe kushëririt të Andrea Kalemit

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Kjo është pista kryesore e ngritur nga policia e Tiranës e cila nga verifikimet paraprake dyshon se vrasja e Edmond Papës ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti. Ka dyshime se ky takim mes tyre nuk ka shkuar mirë dhe solli më pas ngjarjen e rëndë. 49-vjeçari u ekzekutua pasditen e së premtes së 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe.

Megjithëse me profil të ulët, 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Papa në Shqipëri kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden.

Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.

Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë. Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit.

Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.

Etiketa: Andrea Kalemidyshohet hakmarrje për vrasjen e 2001Edmond PapaKryesore1Plagosja e shqiptarit në Greqi

Lajme të lidhura

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

08:48 - 23/08/26
Para
400 mln lekë tender/ Manastirliu, hotel me 5 yje për mjekët turq

400 mln lekë tender/ Manastirliu, hotel me 5 yje për mjekët turq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të diel ministrat e kabinetit të tij qeveritar në një takimin dyditor informal...

Lexo më shumë
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

08:48 - 23/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:24 - 23/08/26
Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

08:03 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com